Futbolli ndërkombëtar

Përparim Muja përfundon vitin në mënyrë spektakolare duke vrapuar 1.200 km 

Përparim Muja edhe pse sportin e Atletikës nuk e ka sport profesionist, vitin 2022 e përmbylli në mënyrë spektakolare duke vrapuar hiq më pak se 1,200km. 

 

Muja i cili e ka vetëm hobi atletikën, ka dëshmuar se dashuria ndaj sportit e në veqanti ndaj atletikës nuk ka kufi, duke i thyer të gjitha barierat. vështërsit dhe adrenalinën të cilat e kanë përcjellë gjatë vrapimit. 

 

“Të miresh me atletikë është mjaftë vështirë, atletika kërkon përkushtim dhe diciplinë të madhe, duhet ta duash skajshmërisht këtë sport për tu marrë me te pasiqë atletika të dhuron vështërsi por edhe kënaqësi të veqant”, ka bërë të ditur atleti Muja. 

 

Muja i dashuruar pas atletikës përposë që vrapon në shtigje të pa numërta, ai e ka edhe një dashuri të veqant ecjen në shtigjet e natyrës e kodrinave të larta, gjerë më tani Muja ka bërë rreth 250 km ecje gjatë vitit 2022. 

 

“E dua natyrën e cila na jep jetë. Deri më tani kam ecur në shumë kodrina si në vend poashtu edhe jashtë saj, natyra të ofron mrekullira të llojeve të ndryshme, të bashkon me botën bimore e shtazore, të ofron me njohjen e vendit e mbi të gjitha natyra të ofron jetën”. 

 

Gjatë vitit 2022, Përparim Muja ka vrapuar në 8 Gjysmë-Maratona në vend e jashtë vendit, që në total i bie 68 km – që për një atlet që ka hobi atletikën është fantastike. 

 

“Kam kënaqësi të veqant të jem pjesë e garave në Gjysmë Maratona,e të jem pjesë e shumë atletve të mirënjohur, krah për krah me ta është kënaqësi e vërtet të ndiesh adrenalinën e vrapimit dhe frymën garuese. Cdo vrapim ka historikun e vet, kënaqësin e vet por për mua e veqanta është vrapimi i Nëntorit ku e pranon bekimin e vrapimit në Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekazin Legjendar, duke u përkulur me dinjitet, emocione e krenari para komandantit legjendar Adem Jashari e familjës së tij – aty të mbushet zemra me dashuri, humanizëm e ideale për ta dashur shtetin e Kosovës”. 

 

E gjithe kjo dashuri ndaj atletikës duhet përkushtim i madhë dhe sakrificë e madhe, Muja për të vrapuar këto gjysmë-maratona mbrenda vitit ka kaluar mbi 800 km duke bërë ushtrime për të qenë i gatshëm në vrapimet e tija. 

 

Atleti nga Gjilani Përparim Muja është shembull dhe ndoshta unik në shtetin e Kosovës i cili me vrapimet e tija si në Kosovë poashtu edhe ndërkombëtare na bën krenar. 

 

Muja njëherit njihet edhe si përson mjaftë humanitar duke u senzibilizuar për cdo aktivitet humanitar në të cilën organizohen në vend duke i përkrahur në forma të ndryshme. 

You Might Also Like