Gjilan

VV:Anulime dhe shpalljeve të shpeshta të konkurseve në arsim, kohë e pa kohë

Lëvizja Vetëvendosje! në Gjilan, sot ka mbajtur konferencë për media, ku janë shpalosur disa nga shqetësimet dhe manipulimet që kohëve të fundit janë bërë në fushën e arsimit.
Theks të vecantë iu dha anulimit dhe shpalljeve të shpeshta të konkurse në arsim, kohë e pa kohë dhe punësimi i mbështetësve politik në pozita të caktuara.
Këtë cështje e trajtori profesori dhe anëtari i kryesisë Ali Xhelili, i cili tha se fatkeqësisht, konkurset e shpallura gjatë vitit shkollor janë sa për sy e faqe, meqë në shumicën e rasteve, pozitat për të cilat shpallen konkurset për mësimdhënës veҫse janë të zëna nga mbështetësit politik të Lutfi Hazirit apo njerzëve të afërt me të dhe vartësit e tij.
“Një rast i tillë ishte pozita për mësimdhënës për lëndën e Gjuhës shqipe, për SHFMU “Skënderbeu” në Përlepnicë, vend i lirë, 14 orë me plotësim norme në shkollën e mesme të muzikës në Gjilan, më 2016. E përzgjedhura për këtë pozitë është Q.B., me notë mesatare të studimeve 6.58, pa përvojë pune dhe pa asnjë vit të plotë pritje. Edhe pse kishte kandidatë me pritje të gjata nëpër listat e këtyre konkurseve, disa prej tyre me mesatare mbi 9, kandidatja në fjalë, bashkëshorte e pronarit të një kompanie të udhëtimit “Merkatori” fiton vendin e punës. Gjithashtu, kemi informatë se vetë njëri nga anëtarët e komisionit intervistues, B.M., manipulon gjatë intervistës, duke u thënë për kandidaten e përzgjedhur se ka notën mesatare 9.58, si dhe ka diplomuar në vitin 2014, për t`ia shtuar pritjen”, ka thënë Xhelili.
Ai ka folur edhe për raste të tjera konkrete si ai i konkursit të shpallur nga DKA-ja më 2 mars, ku vendin e punës e fiton një anëtare e një familje që ka përkrahur kryetarin e komunës gjatë fushatës zgjedhore.
“Një rast tjetër është konkursi i shpallur së fundi nga DKA-ja, përkatësisht më 11.01.2019. Pas mbylljes së konkursit, më 03.02.2019, DKA-ja publikon listën me emra për kandidatët që i plotësojnë kriteret për t`iu nënshtruar testit me shkrim, që do të mbahej më 09.02.2019. Mirëpo, për shkak të parregullsive teknike (nuk kishin teste të mjaftueshme për të gjithë kandidatët, plot gabime drejtshkrimore, teste me 30, 29, ose 28 pyetje, faqe të zbrazura etj). Pas mbajtjes së testit me shkrim, komisioni vlerësues, përkatësisht kryetarja e komisionit znj. Teuta Suliqi, në bashkëpunim me DKA-në, kishte marrë vendim për anulim të konkursit. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të komunës, më saktësisht më 26.02.2019. Sipas drejtorit të DKA-së z.Nazim Gagica, konkursit anulohet në tërësi pasi që komisioni rekrutues nuk ka arritur që brenda afatit te paraparë prej 15 ditëve të shpallë rezultatet e testit me shkrim. Edhe në këtë rast, është dëshmuar mungesa profesionale e udhëheqëses së Komisionit dhe paaftësia e saj për të përmbushur detyrat e besuara”, ka thënë tutje Xhelili.
Ndërsa, arsimtarja dhe kryesuesja e nnënnkomitetit për arsim në kuadër të Lëvizje, Ardhmërie Jakupi-Musliu, ka trajtuar problemin e mungesës së mjeteve të konkretizimit, për të cilën ka thënë se po shkakton vështirësi në procesin mësimor, si për mësimdhënësit poashtu edhe për nxënësit.
“Është për tu dhimbsur kur gjithcka që i shpjegojmë nxënësve tanë, mbetet vetëm abstrakte që figuron në tekstet shkollore. Fatkeqësisht, ata asnjëherë nuk e kanë mundësinë ti shohin, prekin apo edhe testojnë në klasë, ato për cka shpjegojmë dhe duam t’i bëjmë ata që ti kuptojnë sa më mirë. Është tragjikë të mendosh se dis nga zyrtarët tanë komunalë, i shkollojnë fëmijët e tyre në universitetet më luksose dhe më prestigjioze në botë, në mesin e tyre edhe ne Harvard. Aty, ata marrin dije nëpërmjet metoda më të fundit të mësimdhënies dhe sistemeve më të ndërkombëtarizuara të arsimit. Ndërkohë që në vendin tonë, nxënësit tanë, akoma nuk i kanë as kushtet elementare të mbarëvajtjes së orëve mësimorë, e lëre më të kenë mundësi të kenë mjete pune shtesë, të cilat pos që do ta bënin orën mësimorë më atraktike, do të ndihmonin jashtëzakonisht shumë në nxënien sa më të mirë. Prandaj, me këtë rast, unë i bëjë thirrje të gjithë prindërve, që të kërkojnë në vazhdimësi kushte dhe ta ngrisin zërin për të drejtat e fëmijëve të tyre në shkollim cilësor. Jam e bindur se vetëm duke e bërë këtë, do të sjellim drejtësi për nxënësit tanë, por mbi të gjitha do të sjellim ndryshimin e gjeneratave të reja”, ka thënë Jakupi Musliu.
Në fund, ka folur edhe profesori dhe anëtari i kryesisë Murat Morina, i cili i është qasur kryesisht problemeve me të cilat ballafaqohet gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, duke përmendur disa nga problemet teknike, të sigurise dhe ato organizative.
“Edhepse tani kemi hyrë në muajin e gjashtë të hapjes së shkollës tonë, nxënësit akoma hyjnë nga ana e pasme e shkollës. Shumë pak kohë pasi kemi filluar mësimin, salla e sporteve ka qenë e pa pëshfrytëzueshme për shkakë të bllokimit të kanalizimit. Në rast të ndonjë emergjence, dyertë emergjente të shkollës janë të mbyllura, nndërkohë që nuk ka as boca për shuarjen e zjarrit. Ndërsa rreziku nga qentë endacak është mjaft i madh, ku disa herë janë sulmuar nxënësit e mësimdhënësit, përfshirë edhe punëtorët ndihmës, njëri nga të cilët ka përfunduar edhe në spital. Janë punësuar pa konkurs dhe pa kritere, madje edhe vet sekretari i shkollës e pranon një gjë të tillë, ndërsa ka edhe nxënës që vijojnë mësimet pa pasur dokumentet e nevojshmë për regjistrim. Shkolla jonë është më një ushtrues detyre të drejtorit, i njejti nuk i shënon asnjëherë në librin e kujdestarisë profesorët e partisë së vet, ndërsa nuk bënë lëshimë për të tjerët, as atëherë kur me arsye ata mungojnë”, ka thënë Morina.
Këto si një pjesë e vogël e tërësisë së madhe të problemeve që ekzistojnë në fushën e arsimit në Gjilan, janë diskutuar në prani të mediave, ndërsa nuk ka mbetur pa u përmendur as rasti i këshilltarit komunal nga radhët e LDK-së Shemsedin Elezi,i cili tash ca muaj ka filluar të jap mësim në shkollën e mesme ekonomike të Gjilanit, pa iu nënshtruar asnjë kriteri apo konkursi, sepse komuna nuk ka shpallur një të tillë. Ai ka filluar të punojë aty me urdhër të kryetarit të komunës, i cili kohëve të fundit po dëshiron të jetë mbi cdo rregullore dhe ligj, duke bërë ashtu si don ai vet.

You Might Also Like