Futboll

Xhevdet Shabani çmimin futbollist i vitit ia dedikon “Intelektualëve”

Në pamundësi për të qenë prezent në ceremoninë e çmimeve për më të dalluarit e vitit 2018, dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë! Faleminderit FFK-së, trajnerëve e më veçanërisht klubit FC Drita dhe bashkëlojtarëve, pa të cilët do të ishte e pamundur të fitoja këtë çmim!
Njëkohësisht, urime edhe klubit FC Drita për çmimin si klubi më i mirë i vitit, e gjithashtu urime për Bekim Isufi, Betim Haxhimusa dhe Endrit Krasniqin për çmimet përkatëse!

Në fund dua që çmimin e fituar t’ia dedikoj tifozëve tanë ‘INTELEKTUALËT’ të cilët së shpejti do ta festojnë 20 vjetorin e themelimit!

 

You Might Also Like