Futboll

Nuhiu: Nuk do të lejojmë që këto ndeshje të na ulin poshtë aspak

Ardijan Nuhiu deklaroi pas ndeshjes:

“Dy ndeshje të humbura, nuk do të lejojmë që këto ndeshje të na ulin poshtë aspak, pasi kemi treguar se ne dijmë të ringritemi do të bëjmë edhe tash. Për ndeshjen mendoj që ka qenë e taktizuar dhe pa raste të shumëta, kjo ndeshje është vendosur nga aftësitë e një lojtari individualist vendas”, ka deklaruar fillimisht Nuhiu, duke vazhduar:

“Personalisht kur pashë fushën, kërkova nga futbollistët ta ndryshojnë stilin e lojës, pasi nuk ishte në gjendje të mirë dhe kërkuam nga lojtarët ta gjejnë Kastriotin, për të luftuar dhe për të shkuar në zonën e kundërshtarit”, përfundoi Nuhiu

You Might Also Like