𝐄𝐤𝐢𝐩𝐢 𝟐𝟏 𝐯𝐣𝐞ç𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥 𝐯𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭ë𝐧 𝐧ë 𝐭𝐨𝐩 𝟒
“Bon Voyage Superliga U21” mbyll siparin e vjeshtes edhe pse ekipit që drejtohet nga trajneri Genc Sermaxhaj i mungon edhe një ndeshje për ta zhvilluar.
Fitore në përballjen e fundit ndaj Fushë Kosovës për të dimëruar në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 25 pikë dhe në hap për të qenë në garën e final four në fundin e edicionit.
Punë e jashtëzakonshme e futbollistëve të cilët nuk u kursyen në asnjë moment për të dhënë shfaqje të mrekullueshme në pjesën e parë të kampionatit.
Pranvera na pret me të tjera sfida. Shihemi më 2024 👋