Futboll

Broja: Lojtarët  premtojnë se do të japin maksimumin

Ndeshja e mbetur e xhiros së 3-të mes FC DRITA dhe FC Ballkani do të zhvillohet nesër e mërkure, ora 13:00.

Kapiteni I Dritës, Rron Broja tregoi se disponimi në klub është i mirë, por pritet të jetë ndeshje e vështirë.

“Nesër na pret një derbi kundër liderit FC Ballkani. Do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo jemi munduar të përgatitemi maksimalisht gjatë përgatitjeve dhe besoj që të japim maksimumin që të jemi të vëmendshëm, agresivë që t’i marrim këto tri pikë. Që mos ta humbim hapin për titull kampionit, ku besojmë që nesër me një fitore do të jemi aty dhe do të hapet gjithçka. Disponimi është mjaft mirë. E presim me pa durim këtë ndeshje”, theksoi kapiteni Broja.

Ndeshja FC DRITA – FC Ballkani do të zhvillohet nesër, ora 13:00 në Stadiumin me bari Sintetik (te rrethi).

 

 

You Might Also Like