Në prag të sfidës së parë kualifikuese në UEFA Conference League përballë ekipit Liepaja nga Letoni, kanë folur para mediave kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe futbollisti Albert Dabiqaj, duke dhënë impresionet e tyre.
𝐑𝐚𝐦𝐚dani: “Do të jetë ndeshje me shumë vlera dhe mendoj se kemi pasur kohën e duhur. Liepaja është ekip me eksperiencë, por ne kemi pikat tona të forta dhe nëse arrijmë ta imponojmë lojën tonë e jo të kundërshtarit, do të marrim rezultat pozitiv. Nëse nuk marrim rezultat të mirë, nuk do të thotë se përfundon, por uroj të fitojmë ne”.
“Nuk na intereson loja e mirë, por na intereson kalimi i raundit”.
“Objektivi është kalimi tutje”.
D𝐚𝐛𝐢𝐪𝐚j: “Do të mundohemi që nëpërmjet lojës së bukur të arrijmë kualifikimi tutje. Jemi gati të japim më të mirën. Nuk po mendojmë për sezonin e ri, por po mendojmë për ndeshjen ndaj Liepajës. Atmosfera është e jashtëzakonshme”.