OPINION

Fehmi Sylejmani komenton rezultatin e ndeshjes Inter Turku – Drita

Pas humbjes së Dritës nga Inter Turku me rezultat 1:0, ish-gazetari shumëvjeçar i sportit në disa gazeta tona ditore dhe njohësi i futbollit Fehmi Sylejmani, në një prononcim të tijin është shprehur rreth ndeshjes. Sipas tij, me një lojë më të përgjegjshme, me një disiplinë më të shtuar, me një qarkullim më të shpejtë të topit, me një karakter më të lartë fitues dhe pa disa faulle “ pa kokë”, Drita sot do të ishte kthyer nga Finlanda me një rezultat pozitiv. Sidoqoftë një humbje minimale mund të përmbyset pa kurrfarë problemi, por duhet angazhim i pashoq dhe mentalitet fitues, ka thënë ai./kryelajmi.com/.

You Might Also Like