Futboll

𝐑𝐞𝐝𝐨𝐧 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥𝐢 i SC Gjilanit 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐞𝐤𝐢𝐩𝐢𝐭 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐔𝟐𝟏 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬

Redon Ismaili është pjesë e listës së futbollistëve të ekipit U21 të Kosovës, të cilët do të grumbullohen për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për EURO 2025, kundër Polonisë dhe Gjermanisë.
Fillimisht të përzgjedhurit e selektorit Afrim Tovërlani do të ballafaqohen me Poloninë më 8 shtator si mysafirë, kurse më 12 shtator do të jenë mikpritës të Gjermanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova U21 aktualisht ka 3 pikë në Grupin D, pasi në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues ka shënuar fitore në shtëpi kundër Estonisë, 2:0.
SC Gjilani i uron Redonit një përfaqësim sa më dinjitoz me fanellën ‘dardane’.

You Might Also Like