Futboll

Portieri Eron Isufi dhe qendërslumuesi Ardit Tahiri ftohen në përfaqësuesen U21

Dy lojtarë të FC Drita, portieri i ri, Eron Isufi dhe qendërsulmuesi Ardit Tahiri janë ftuar nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani që të jenë pjesë e përfaqësueses U21 në ndeshjet ndaj Polonisë dhe Gjermanisë.

Selektori i Kosovës U21 në futboll, Afrim Tovërlani ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

“Dardanët” e rinj grumbullimin e nisin të hënën pasdite, ndërsa stërvitjen e parë do ta mbajnë në Kampin Nacional në Hajvali.

Ndeshjen e parë, Kosova U21 e luan në udhëtim te Polonia më 8 shtator, ndërsa katër ditë më vonë, në Prishtinë do të ballafaqohet me Gjermaninë.

Kosova U21, aktualisht ka tri pikë në Grupin D, pasi në ndeshjen e pari mposhti 2:0 Estoninë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like