Futboll

Hajdin Salihu, qendërmbrojtës që i duhet përfaqësueses U21

Hajdin Salihu, është qendërmbrojtës i ri i Dritës, i cili ka dëshmuar se është shtyllë e mbrojtjes bardh e kaltër në ndeshjet që deri më tashti i ka luajtur. Ai është treguar shumë i mirë në ndeshjet e Conference Leagur ndaj Viktoria Plzen, sikurse që është shquar edhe në dy ndeshjet e këtij kampionati, në të cilat Drita nuk ka pësuar gol.

Megjithë këto paraqitje të mira, Hajdin Salihu nuk është ftuar nga përfaqësuesja U21, edhe pse ai është lojtar standard te Drita dhe ka treguar cilësi e performancë shumë të mirë. I pyetur për ftesën që nuk i është bërë, Salihu ka thënë se e gëzon e dhëna që po luan mirë, që ekipi tij është në formë shumë të mirë, kurse sigurisht se selektori i di arsyet se përse nuk e ka ftuar për ndeshjet e radhës. Unë si do që të jetë, e çmoj vlerësimin e selektorit dhe në momentin që më bëhet ftesa jam i gatshëm që t’i përgjigjem ftesës së selektorit”, ka thënë qendërmbrojtësi, Hajdin Salihu./kryelajmi.com/.

You Might Also Like