Futboll

𝐓𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐝𝐲𝐠𝐨𝐥ë𝐬𝐡 𝐢 𝐁𝐥𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐊𝐫𝐚𝐬𝐧𝐢𝐪𝐢𝐭, 𝐫𝐚𝐝𝐡ë𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐭𝐢 𝐁𝐣𝐞𝐥𝐥𝐨𝐫𝐮𝐬𝐢𝐚

Blendi Krasniqi është shndërruar në makineri golash. Ani pse në pozitën e mesfushorit, futbollisti i Sport Club Gjilani ka dëshmuar se di të shënojë edhe gola, madje të shumtë.
Pas dy golëshit ndaj Portugalisë, Krasniqi ka realizuar edhe një tjetër dy golësh, teksa shënoi në humbjen e Kosovës përballë Bjellorusisë (7:3).
Në gjashtë ndeshje me Kosovën U19, futbollisti Krasniqi ka realizuar plot 11 gola, më shumë se çdo futbollistë tjetër i kombëtareve.
Blendin e pret puna në Kosovë, teksa synohet të shumëfishohen sukseset e tij.

You Might Also Like