Futboll

Xhevdet Shabani, mesazhi lamtumirës për Dritën dhe Intelektualët

Xhevdet Shabani – Rrapa dhe FC Drita definitivisht i kanë ndarë rrugët. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë sulmuesi i Dritës që ka publikuar një mesazh lamtumirës për të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite.

Ja postimi i plotë i tij:

Pershendetje sportdashes

Pas nje periudhe te gjate te kaluar ne klubin e Drites, ka ardhur momenti qe te ndahemi pasi nuk kemi arritur marreveshje per bashkepunim te metutjeshem!

Dua t’i falemnderoj te gjithe ata qe na kane perkrahur gjate ketyre viteve, ne te cilat une kam kaluar momentet me te mira ne karriere, duke fituar tituj kolektiv e individual dhe duke i gezuar tifozet me te mire ne vend INTELEKTUALET!

DRITA dhe INTELEKTUALET do te kene gjithemone vend te veçante ne zemren time, qyteti juaj do te jete shtepia ime e dyte pergjithmone!

Dua ta falemnderoj klubin per korrektesine e treguar dhe gatishmerine e tyre per te na qendruar afer ne cdo situate. Falemnderit stafit mjekesor, ekonomet si dhe ne veqanti bashkelojtaret dhe tifozet me te mire Intelektualet!

Drites dhe bashkelojtareve i uroj suksese ne vazhdim, ndersa une se shpejti do te vendos per njeren nga ofertat qe kam marre!

Forca DRITA

You Might Also Like