Xhelal Hajrullahu, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje – Gjilan
Mungesa e informacionit, aktivistët dhe e folura në publik Informacioni është një nga indikatorët më të rëndësishëm për të përcaktuar nëse një shoqëri është demokratike ose jo. Mungesa e saj çon në krijimin e amullive dhe kjo e fundit dezinformon opinionin, siç po ndodh tani me Lëvizjen Vetëvendosje. Që nga 8 Dhjetori i këtij viti, pas publikimit të bisedave me celularë , nga akterët kryesor në Vetëvendosje, çdo ditë shohim postime publike në rrjete sociale, deklarime mediale e debate në televizone tona, për një plasaritje të brendshme brenda këtij subjekti politik. Pavarësisht kësaj, elektorati i Vetëvendosjes dëshiron të dijë diçka, se çfarë po ndodhë në Lëvizje dhe cila është e vërteta e këtyre ngjarjeve? Shumica dërrmuese e filozofëve, e logjicistëve dhe e shkenctarëve janë të mendimit se “e vërteta nuk është tjetër veçse fakti i përputhshmërisë së mendimit me objektin, procesin, dukurinë etj., me të cilin ka të bëjë mendimi në fjalë. Në ditët e sotshme ,rreshtimi në njërën anë, pa driten e fakteve dhe argumenteve logjike bënë që të krijojmë edhe me shumë amulli dhe polarizime ndërmjet subjektit,që mund te shkakton edhe ndarje të pavetëdijshme të Vetëvendosjes. Përveç kësaj, tek një ndarje të pavetëdijshme mundemi me ardh edhe si rezultat i rolit dhe fuqisë së madhe që ka antarësia dhe aktivistët, e që një pjesë e saj nuk i takon strukturës kualifikuese superiore. Ballafaqimi ndërmjet aktivistit me nivel shkollimi superior i antarësuar vonshëm në Vetëvendosje dhe atij që nuk e ka një gjë të tillë por ka kontribut me vite të tëra në Vetëvendosje, bënë që të kemi edhe rreshtime të tilla. Rreshtimet ndodhin për dy arsye: 1.Njëra anë e aktivistëve lidhet me karizmen, nivelin e shkollimit dhe njerëzve mbrapa që ka lideri. 2.Dhe pjesa tjetër lidhet po ashtu me nivelin e shkollimit, por edhe njerëzve të tillë që i ka mbrapa për nga niveli i shkollimit. Në aspektin sociologjik, person karizmatik, do të cilësohej ai individ që masa, beson se ka “shkop magjik” ose “çelës magjik” për të dal nga kriza. Mirëpo, për të dëshmuar se është i veçantë, prijësi karizmatik duhet të dëshmohet vazhdimisht, të bëjë çudira, t’u sjellë të mira aderuesve, sepse vetëm në atë mënyrë do të ruajë imazhin e tillë. Përndryshe pushteti i tij zbehet. Po ashtu, elektorati i Vetëvendosjes është edhe viktimë e madhe e propagandës mediale, dhe njerëzve kompetentë që flasin në publik dhe në emër të Vetëvendosjes. E folura në publik, do të thotë që të lesh menjane mungesën e vetëbesimit dhe të japësh mesazhin që është më i rëndësishem se ndjenjat tuaja dhe sensitiviteti juaj. Kjo, ka të bëjë me faktin se prezantimi juaj duhet të çojë një mesazh në destinacion, e ky është një mision që duhet çuar deri në fund. Në këto momente ajo që i duhet Vetëvendosjes, është që të mos bieni pre e thashethemeve, sepse ato janë informata të pavërtetuara, të cilat përcillen nga veshi në vesh. Ato po na paraqiten edhe në këto situata jo shumë të mira për Vetëvendosjen, por më shumë janë të pranishme kur mungojnë informata të vërtetuara dhe kështu po bëhet një lloj kompensimi në informim. Na duke i pranuar thashethemet, si formë komunikimi, në mënyrë të vetëdijshme ndonjëherë dhe, në mënyrë të pavetëdijshme shumë herë, krijojnë realitetin vetë dhe fillojën t’i besojnë vetë atij realiteti, megjithëse në fakt ai nuk ekziston.