Arti pamor

Sali Musliu, piktor i veçantë

 Shkruan: Jeton Rexhepi

Sali Musliu i lindur në Gjilan më 20, dhjetor 1966.Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në vendëlindje,studimet themelore i përfudoi në fakultetin e arteve pamore ne Prishtinë në klasën e Akademik,Muslim Mulliqi.Studimet pasdiplomike në akademin e artit në Dusseldorf ( Gjermani ) në klasën e prof.Konard Klapheck.Musliu ka mbi dhjetë ekspozita përsonale dhe shumë kolektive,është mjaftë aktiv ne fushën e arteve pamore.Ai i takon gjeneratës së tret të krijuesve pamor së bashku me shume artist të tjer.Frymzimet e para në vizatim dhe piktur erdhën nga Leonardo Da Vinci ( 1452 – 1519 )dhe Peter Paul Rubens ( 1577-1640 ).Fillimet e para artistike autori i kishte në stilin e realizmit në pikturë,pasatj në impresionizem për të kaluar në abstract.Temat të cilat i ndërtoi ndër vite ishin ‘’Onufri me të kuqe’’ ‘’Muzikanti’’,’’Lulet’’,’’Zogjët’’,’’Portrete’’,’’tre figura’’,’’Tërbimi’’,’’Mitologjia Shqiptare’’,’’I miri me dorzën e kuqe’’,’’Deportacioni’’dhe ‘’Srebrenica’.Për të qen të kjart se piktori cë nga viti 1992/3 është mjaftë aktivë dhe të gjithë shokët dhe kolegët e njohinë si piktorë Kontraverzë dhe tipikë boemë në jetën e përditshme.Sigurishtë veprat e tijë janë të formateve të mdha ,kjo u vërtetua edhe më ekspozitën e mbajturë në Gjilan në Sallën e Vjetër të Shkollës së mesme Teknike në vitin 2006,që variuan nga 300×290 apo 500x 400cm, që për kohën ishte diqka madhështore dhe e pa parë dicka e tillë në arte pamore edhe si koncepte po ashtu edhe si formë kuratoriale.Sali Musliu ka qen dhe është edhe sot për shumë artist të rinjë një idol në artet pamore dhe mjaftë me ndikim te brezat e rinjë.Arti i Musliut theu akademizmin në pikturë të temave dhe mënyrës së shprehëjes figurative në kosove.I shkolluar në Gjermani dhe një misionari i artit që lëvistë nga Gjilani drejt perëndimit dhe shumherë I revoltuarë nga udhheqjet politike në nivel lokaë dhe qëndëror ,piktori u frymzua nga tematë që lidhën me natyrën dhe portretet pastaj me kalimin e viteve duke parë Luftërat ballkanike që nga Kroacia,Bosnja,dhe Kosova që e përjetoj edhe vetë,ishin bazament i mirë për të krijuar disa nga veprat që më pasë do të jenë edhe Kryevepra të artit pamore ne botë,si ajo e ‘’Deportacioni’’- Ikja e madhe e vitit 1999, ‘’Shpija,njerëzit,kafshët të vrarë në luftën e vitit 1999’ dhe ‘’Srebrenica ‘’etj.Pikturoj tema të mdha gjithmon ,vizionar në mendime për pikturën ,artist i lindurë dhe mjaftë i talentuar,aie ka përfunuarë misionin e tijë prej artisti sepse veprat e tijë tashmë gjenden në muzet e Gjermanis,kurë kosova të ketë në Muze veprat e Sali Musliut do të shohim në të ardhmën,pse të mos shpallët ‘’Qytetar nderi nga Komuna e Gjilanit’’nuk kanë të tjerët më shumë.Sali Musliun ta nderon Gjermania vendlindja e tijë asë që e njohin që mirret me Pikturë, piktori ynë eshtë vlerë për artin në Gjilan ai meriton më shumë.Musliu mbetet gurthemel i veprave të mirëfillta të artit pamorë që tashmë nuk i takon vetem kosoves por edhe botës si Ibrahim Kodra ( 1918-2006 ).Piktura e Saliut është filozofike,psikologjike,mitologjike,të realizuar nga një proces i punës që shtreson ngjyrën me tone të mbyllura dhe të pastërta ku ato pastaj formojn sasi të konsiderushme të harmonisë së ngjyrave të shtresuara brenda një telajo.Frymzimet janë te thejshtësia e gjerave që ai përdor dhe futë në pikturë ato janë të zakonshme,violin,këpucët,lulet,shtepit,kafshët,portretet ,Onufri,etj.Vepra Onufri është pikturuar më gishta e tëra dhe mjaftë e fuqishme dhe sot ajo është veper e një koleksionisti privatë që adhuron pa masë piktorin Sali Musliun. Vepra e titulluar’’Ura e shejt’’viti 1995,vajë në pelhurë,në kompozicion e kësaj vepre artistike paraqiten figurat të cilat janë në levizje dhe duke I ndihmuar përsonit që është afer ureës së shejt,sfondi është me ton të pastërt dhe një ngjyrësh,e gjelbërt e hapur pastaj figurat kanë ngjyra të cilat janë në shprehje ekspresive të pikturimit ,një prespektive e shkurtër e figurave të cila janë forma cilindrike të pikturimit të masave të shkurta të ngjyrave të harmonizohën në mes veti.Njeriu përputhet me realitetin e një legjende e një miti,ura,kërcimet nga ura e shejt në Gjakovë,tematike dhe njëkohësishtë edhe dokumet e faktume nga gjuha e piktorit ton.Vera,lojrat olimpike të notit mosë qasja në keto lojtra ndoshta edhe tradita e trashigura brez pas brezi e dëshmon edhe kjo veper artistike se si vazhdon tradita ende për kët lloj sporti veror.E kaltër e bardhë e kuqe,e zezë jan vetëm disa nga nuancat,po aty kemi pastaj nuance të tjera ëe shkrijnë masën afër toneve me sasi të ngjyrave të formave të mdha e që kombinohen mës veti mjaftë mirë një ekspresionizëm I kufizuar por i ndjeshëm në përmbajtje,guret,radhitja ,heshtja,kompleksiteti,forca,guximi,ardhja e pranvers,etj.janë disa nga faktorët që dominojn kët veper.Profili,ballorja,gjysmeprofili,forca,përqëndrimi,shpalosja e krahërorit,dëshira për tu ndal në ndihm janë vetëm disa nga vyrtytet e popullit tonë,edhe pse nga kjo urë mbyten po thuaj cdo vitë, prapë nuk ka donjë inciativë për ta ndaluar kët hedhje të lirë nga qytetarët,ndoshta do të shërbej kjo pikturë për të quarë një mesazhë se kjo temë duhet hulumtuarë edhe studiuar nga ne. Vepra tjetër,është ‘’Turbimi’’ viti 1995 vajë në Pelhurë,dim 120x 100cm.Irealizuar po kët vitë është një stil i njëjt i ndërtimit të pikturimt të veprës artistike këtu pra kemi shprehjën ekspresioniste më të theksuar sepse edhe vet elementet ta mundësojnë një gjë të tillë,figura kuajshë,lëvizjet e tyre,format e trupit të tyrë,tregojn shprehëjn artistike një trup katër koka kuajshë të cilat vetëm të ndara nga kompozicioni figurative por me një mesazhë tjetër të që tërbimin e rikujton historikisht njëra ndër kafshët më besnike dhë të dashura për ne kali,symbol i transportit,por edhe i frymzimit për të lëvizur nga gjendja e tanishme në të ardhmen factor,unifikues,simbolike e prekrenarës lëvizjet e një shqiponjë sy pa tremburë,krenar,e cila lëshon tingullë drithërues,paralajmron dicka,nuhatë ndryshimin,artisti na tregon emocionet e një fakti historik të popullit tonë apo edhe vet tërbimit të mbathjeve,të patkoit që duhet ndrruar.Të vrazhda, ekstetike ,të përgjakshme,vetëm nga një sy të pikturaur,shpreh paknaqësit,padrejtësit,tmerret,dhimbjën,mbijetesën,qëndresën etj.E zeza, kaltër,kuqe,e verdh dhe e bardhë,përshtjellon zërin që del nga shpirti i tyre duke shprehur paknaqësin edhe më ngritje trupi dhe tërbim.Dhëm të shpalosur,forma emocionesh të hidhërimit,spirale kompozicion e ndërtuar me të bardhën ajo dikun aty ndryshon e hirit pastaj imiton vijën që kufizon dhe vizaton format e portretit dhe portreteve tjera të kuajve.Secili nga këta ka ngjyra të veta .Nganjëher thuhet se i vetmi kusht për kët është ngjyra pastaj idea filozofike të shëndërrohet në ide creative si kjo pikturë është mënyra e pasqyrimit figurative të realitetit estetik.

 

Fig.3 është vepra e titulluar’’I miri me dorëzën e Kuqe’’viti1997,vajë në Pelhurë dim.100x120cm.Kështu, një fytyrë njeriu mund të jetë e shëmtuar,por jo e ultë,kurse i ulët mund të jetë karakteri i një njeriu që është i rrëzikshëm për të tjerët,e shëmtuara dhe e u;ëta mund të jenë edhe të përzira.Në art e bukura është një cilësi e domësoshme,e përgjithshme,kjo nuk mundë të thuhet për të gjitha llojet e arteve.Kjo veperë artistike ka pasqyrim të një fenomenit estetike kësaj nuk i mungon mjeshëtria artistike.Të krijosh një veper artistike me njeriun e mirë ama me dorz të kuqe, që ka simbolikën e të bukurës pasqyrohet një realitet që ka mund ti ndodhë artistit,si madona e Rafaelit,apo portreti i plakës së Rembrantit etj.Në art realiteti paraqitet sipas ligjeve të përgjithshme artistike.E kaltër në sfond një divan po atë ngjyrë rrobat po me të njëjt nuancë,njeriu I mirë vajzë apo djalë,burrë apo grua,qërëndësi ka kjo më rëndësi është estetika dhe dy kuptimsia, në vlersim,e gjelbërt e mbyllur e gjerbërt e hapur,e kaltër e zezë e mbyllur,e cila harmonizon konceptin estetike të veprës,Piktura mundë të jam concentrate bukurie,ta futë të bukurë aty ku ai dëshiron si në kët rast tek dorza e kuqe e njeriut të mirë,ai krijon figura ideale që jeta nis me realitetin,e bukura në realitet dhe e bukura në vepra arti kanë dallim,individualizmi i figurave artistike është një fenomen që zbërthen përsonazhet e saj në vepra artistike por edhe të ngjarjeve, subjekteve,veprimeve,situatave,konflikteve të veprave artistike.Ajo që e plotëson Sali Musliun është idea estetike e veprës në fjalë,i zhdukë dallimet thelbësore që ka njeriu për artin,si ajo për formën dhe përmbajtjen,kanë gjuhë dhe logjikën e tyre të vecantë.Arti i Musliut nuk është ilustrim i thjeshtë apo mjetë mekanikë lëvizës që përdor iden,prandaj futja e ideve creative duke u mbështetur në filozofi shmangë tendencën e mbetjës e një vepre illustrative.Qëndrimi ulë,paraqet dramën e njeriut forman e forcës së botëkuptimit të luftës së klasavë në shoqëri,është emocional I realitetit bën një afëtësi të vecant.Cdo njeri ka një formim të caktuar artistik,mbi një vepër artistike mbi të bukurën.Dilema është kjo artistike,apo estetike,emocionale,filozofike,koloristike,harmonike,e kuqe apo e kaltër,valerizimi i një forme të portretit të lidhjesë së figuracionit cilindrikë të formave trupore gjallëron qëndërimin e njeriut të hutuar nga standardet e kompozicionit artistik të veparave që kanë dukuri të ngjajshme emocionale.Portretet të realizuara nga vetë artistët me motive të ngjajshme kemi edhe në vitet e fundit të realizuara me një studim të mirfillët pamor të sëndërtimt të vijave me brushë të cilatë më shumë jan poetike të dhe estetike që e kalon atë që është shpirtërore dhe akademike në fushën e arteve pamore që tradicionalishtë është përdorur një linjë e arteve në zhandërin e portreteve në kosovë piktori ynë jo vetëm që i qëndroi besnik akademis së Dyseldorfit në Gjermani por e kultivoj kët artë edhe në kosovë duke sjellë një qasje të re në forminin e portretit si temë.

Fig.4,Deportacioni,( Ikja e Madhe e shqiptarve në vitin 1999 ) Vaj në Pëlhur,viti 2003,Nocioni i kësaj shprehje artistike për të vendosur titullë në vepra arti është( Nënkupton përjashtimin e individit nga një teritor që është Dëbimi ).Edhe neve n aka ndodhurë e njejta gjë në Kosovë një përjashtim nga shum të drejta esenciale për të jetuar,ishte viti1999/2000.Shumë artist në kosove nuk e kuptuan rëndësin e fuqisë së mesazhit që ka një veper artistike për të pasqyruarë një luftë apo një masakër ,gjenocid,dëbim etj.Artisti e pa me syt e tijë mangësin e përjetuar nga ai që duhet të pasqyrohet një ngjarje e tillë në Kosovë nga ai,dhe vendosi që frymzimi të vie nga përjetimi dhe ndërgjegjja Kombëtare që është edukuar artisti për vendin,historia do ta thot fjalen e vetë në të ardhën, por nuk kemi vepra pikturale që kanë pasqyruar tematiken e luftës në Pikturë sikur vendet e europës apo botës që e kan mjaftë të përhapur ket temë,njëra ndër kryeveprat e piktoritSali Musliut është edhe kjo vepër që është e dimenziont të madhë në aret pamore,dhe ka një sfond badhë,zi,dhe hirit,në forma të rrumbullakët të pikturimit duke luajturë me kontrastet të forta mbi të zezë një të bardhë dhe anasjelltasë,e kuqe,e verdhe, egjelbërt,e kaltërt,estetikisht ndërtojn sfondin.Mbi pesëmbëdhjetë forma shputa këmbësh të cilatë nga jashtë duken thjesht mbathje apo këpucë.Eskili (v.525-456 p.e.s. ) ka qenë një nga dramaturgët më të mëdhej të Greqisë së Vjetër.Ai ka qenë gjithashtu një nga të parët që pasqyruan agonin e individit të mbërthyerë nga konflikti.Edhe kjo veper e Musliut pasqyron një tagjedi të popullit që ne veti ka përshtjellim artistic që të vlersohet veprimtaria artistike njerëzore dhe të ket kuptim ajo te individi dhe shoqëria,dhemos të diferencohen degët e artit sipasë dëshirave përsonale ato janë një dhe ashtu do të mbeten përgjithmon.Ai krijoi një pikturë të dorës së parë në pikturë që konsiderohet si,fisnikëria,butësia,hijeshija,kënaqësia,dhe elegance e mjeshëtëris pikturale,siguriahtë veprës I mungon,heroizmi,trimëria,burrëria,etj.E bukura e vërteta në realitet paraqesin vetëm një tërsi përmbajtje,si concept.Si Kryevepër Deportacioni është më shumë së artë dhë kët e dëshmon edhe teoria e Xhon Lokut ( 1632-1704 ),burimi I fenomeneve estetike e gjejmë te përvoja artistike e njeriut .Të gjitha këto nuance të përdoruara nga një sfond pastaj në rrumbullakë më të mdha dhe pot ë njejtat ngjyra në forma të mdha që dominon në përsëritje estetike te vepra qe quajm harmoni ngjyrashë,sfond të mbyllur e bukura e cila nuk ka figuracion ka formë ngjyrashë ekspresive të nuancave të ftohta që ato pasatj sforcojn të ngërohtat dhe bashkjetojn pa problem në kompozicion te kjo kryevepër.Mjafton ndjenja e Kantit për artin e krijimtarin artistike që e përbëjn :Liria,Vullneti,Mendja,Kryevepra është realizim i që arrihet me ndihmën e lirisë artistike.Simbol I fuqis së jetës është energjia vitale që përmbushë zbrastit e jetës e bukura shpirëtrore nuk është enigmatike,edhepse është abstrakte kjo e bën veprën të pandryshuar,edhe atëher kur ndryshojn kushtet ekonomike- shoqërore dhe shija artistike.Te madhështia e Veprës së Sali Musliut kan këto tipare apo cilësi :Njerëzit,popujt, në përsonalitetin e njeriut, shpirti,modestia,virtutet,tragjikja,përmbajtja dhe forma.Vuajtjet,Konfliktet,Vdekja,që më së miri e spjegon Aristoteli ( 384-322 p.e.s.) që hidhte poshtë iden se njeriu lindë i ditur.Sipas tij,dija ishte vetëm rezultat i experiences dhe kët eksperienc e ka piktori gjilanas Sali Musliu.

You Might Also Like