Gjilan – Ish futbollisti e tani trajner i futbollit, Sokol Maliqi, ishte njëri ndër futbollistët e parë që luajti në futbollin Zvicran, duke lën gjurmë kudo që u paraqit në fushën e futbollit.
Pak kush ka besuar se Sokol Maliqi do të jetë një futbollist i shquar, por ai të gjithë i demantoi në fushën e futbollit, si 16 vjeqar ai veshi fanelën e Kombëtarës së Zvicrës në Përfaqësuesen U16.
Ish futbollisti Maliqi, karierën e filloi në Grasshoppers, si fëmijë që nga mosha 12 vjeqare, Maliqi, filloi ta djersit fanelen e këtij klubi të madh Zvicran duke arritur suksese të mëdha, ndërsa me këtë skuadër arriti të jetë edhe në Ligën e Kampionëve, duke pasur paraqitje tejet të mira në këtë kompetecion të garave duke u ballafaquar me Galatasarayin.
“Isha në kulmin e karierës dhe gjithcka funksiononte si ora Zvicrane, kishim një skuadër tejet të mirë dhe sukseset nuk mungonin, në këtë kohë pak futbollist shqiptarë ka pasur në futbollin e Zvicrës”, kujton ish futbollisti, Maliqi.
Maliqi nuk ndalet me kaq, ai la gjurmë të thella edhe në skuadrat tjera të futbollit.
“Kisha oferta të mëdha tek klubet evropiane, kalova tek skuadra Wil e cila ishte një skuadër shum e fort, dhe u shpalla si golashënuesi më i mirë me 18 gola të shënuar në portat kundërshtare”.
Sokol Maliqi kishte bërë emër në futbollin Zvicran dhe në adresën e tijë ofertat vërshonin.
“Kariera ime filloi të ndryshoj për të mirë, kalova tek skuadra e Luzernit duke vazhduar në FC Vaduz, FC Biel Bienne edhe në këto skuadra isha njëri ndër më të mirët, dhe jam shum i lumtur që isha pjesë e këtyre skuadrave me nam në futbollin Zvicran”.
Në vitin 2008, Maliqi, kishte luajtur një ndeshje miqësore si futbollist i Luzernit me kampionët botëror Brazilin, i cili kishte emra të mëdhej të futbollit.
Maliqi provon fatin edhe në skuadrën e Qipros, Apep Pitisila.
“Në këtë skuadër kam kaluar mjaft mirë duke dhën kontribut të madh për sukseset e kësaj skuadre, pronarët e këtij klubi aq kishin besim tek unë dhe më bën edhe trajner, në pesë ndeshje më besuan zejen e trajnerit, njiherit nga këtu fillon edhe zeja e trajnerit në karierën time”.
Ish futbollisti Maliqi, karierën e futbollistit e përfundon në vitin 2012, por ai në asnjë moment nuk ndejti duarkryq, ai regjistroi zejen e trajnerit i cili ka përfunduar Licencën A, ndërsa si trajner gjerë më tani ka punuar në këto klube: FC Schwamendingen, FC Dübendorf, FC Gossau dhe së fundi në FC Uzwil.
Se cka mendon sot 36 vjeqari, për futbollin kosovar, Maliqi me mjaft modesti deklaroi.
“Më vjen keq të them por atje së pari mungon infrastruktura, elementi kryesor për zhvillimin e ndeshjës, shkollave të futbollit nuk ju kushtohet rëndësi të madhe, ndërsa trajnerët të përcjellin shkollat e larta nëpër vende evropiane për të qenë më afër futbollit modern. Ne kemi talent por me ta duhet punuar në shtigje të gjata e jo ti mbysim ende pa filluar karierën, ndërsa shteti duhet shum më shum ta përkrah sportin e jo ta lën të dorës së dytë apo të tretë, me një fjal në kemi brumin por atë duhet gatuar ashtu siq duhet për të dal kualiteti”, është shprehur Maliqi.
Se a ka synim të bëhet trajner në futbollin e Kosovës, Sokol Maliqi, nuk ngurroi të thotë.
“Së pari Federata duhet të na kontaktoj jo vetëm mua por të gjithë kolegët e mijë, që t’na fton e të njoftohet me punët tona të cilat i bëjm nëpër klubet tona profesioniste, ti shpalosim projektet tona dhe me shumë dëshirë e vullnet do të kontribonim si në Federatë njëashtu edhe në Përfaqësueset e Kosovës duke filluar nga U15 gjerë tek Perfaqësuesja A, kjo do ti bënte dobi të madhe futbollit të Kosovës”.
Eshtë mirë që njerzit profesionist ti ofrojm afër që të japin kontributin e tyre për të mirën e futbollit Kosovar.