Libri

“MBAJE”, – MË KËRKOI NJË GRUA NË RRUGË

Selim Sylejmani

 

Në vitet 2000, kur Mira ishte vetëm një vit e diçka, takova një grua të çuditshme.

Ishte dimër. Unë po kthehesha nga shitorja në shtëpi, duke hequr zvarrë dy çanta plot me produkte. E kisha mendjen vetëm si të arrija sa më shpejt në shtëpi, t’i hedh të gjitha në kuzhinë dhe të pushoj. Uf…!

Befas rrugën ma preu ajo.

Megjithëse, dale… 

Fillimisht – disa ditë më herët – më kishte zënë syri një fëmijë. Në shitore unë zakonisht shkoja rrugës së shkurtër, nëpër park, kur vërejta një vajzë rreth dy vjeç që po lozte hareshëm në rrugicë. Kishte të veshur kominoshe të bukura, kapelë elegante dhe çizme të ngrohta. Në duar e shtrëngonte një lepurush veshëgjatë prej pushi. Dhe ishte absolutisht vetëm. Unë, si prind i kujdesshëm, shikova përreth me nervozizëm. Përse ishte vetëm ky fëmijë? Ku janë të rriturit?

Sakaq vura re një grua aty pranë. Ajo rrinte buzë rrugës, mbështetur pas një peme, edhe e përciellte vajzën, siç m’u duk mua, me pikëllim. E kuptoi që po e shikoja disi e nervozuar dhe bërtiti: “Liza! Liza, ndal, ku po shkon?” – dhe nxitoi që ta arrinte. E zuri, preku supin e saj. Vajza qeshi, filloi të belbëzonte diç, duke tundur lepurushin, pastaj ngriti duart lart dhe gruaja e mori në duar dhe e rrotulloi ….

E shikova edhe pak çiftin e çuditshëm, tunda supet dhe dhe nxitova tutje. Kisha mjaft punë për të bërë.

Dhe, siç thashë, sot po kthehesha nga dyqani, kur sërish e takova atë gruan. Sërish ishte vetëm, sërish rrinte prapa pemës dhe shikonte se si fëmija po largohej. Unë iu afrova dhe desha ta pyesja ç’ishte krejt kjo, kur ajo m’a këputi:

– Ju lutem, kapeni.

– Кë?

– Lizën..

– Në ç’kuptim? – u hutova unë. E shikova sërish gruan në fytyrë. Ajo kishte fytyrën ngjyrë gri, sy të fishkur, kurse buzët mezi i lëvizte: “Kapeni…”

– Dëgjo, rri këtu, mirë? – i thashë. Lëshova çantat aty, pranë pemës dhe vrapova pas vajzës. Ajo tashmë po i afrohej daljes nga parku.

– Liza! Ndalo, Liza! – bërtisja unë, duke nxituar pas fëmijës. E arrita, e mora në duar. Liza u frikësua, ia plasi vajit dhe filloi të më shtynte.

– Mjaft tani, Liza, ndalo! Nëna jote më dërgoi. Eja të shkojmë te mami, – dërdëllisja unë, duke bartur me shpejtësi fëmijën te gruaja. Liza dëgjonte përmes klithmave, më përcolli nga i tregoja me dorë dhe pushoi së bërtituri.

– Mbaje thesarin tënd, – e futa Lizën në duart e gruas. – Tani shpejt më thuaj ç’dreqin është krejt kjo, t’i nuk ke pikë gjaku në fytyrë, je zbehur fare, po shihet qartë.

Gruaja e mbante vajzën në duar, herë e lëshonte në tokë, herë sërish e kapte në duar, e tundte, e rrotullonte dhe i fliste me zë monoton. Liza qeshte dhe duke u kapur për ne me radhë. Pastaj e mora fëmijën nga nëna që ajo të pushonte pak…

Ishte histori, përgjithësisht, e zakonshme.

E vetme më një qytet të huaj, quhej Linda, 20 vjeç. Ishte absolvente kur u martua. Së shpejti iu desh tw gjente një punë. Bashkëshorti e dashuronte, punonin të dy dhe nuk jetonin keq, por nuk bënin ndonjë jetë luksoze. Shkoi në pushim të lehonisë gjashtë muaj pas dasmës. Fëmija i planifikuar, aq i pritur, u lind i shëndetshëm, në kohë. Burri e ndihmonte sa mundej, por puna e lodhte, ndodhte që i këputeshin këmbët. Nuk e shante, nuk e maltretonte, kurrë! Nëna e babai jetonin larg. Shoqe nuk kishte arritur të zinte, vetëm vajzat nga puna i telefononin një herë në muaj: “Ani si shkon, aha, ani, ok…”

“Fajin e kam vetë, – qante Linda me fytyrë të shtangur. – Jam si e drunjtë, nuk kam vullnet për asgjë, në shikim të parë edhe bëj gjumë, edhe ha, por nuk ngopem së fjeturi dhe nuk ndjej shije të ushqimit… Burri nervozohet, Liza qan, kurse unë nuk kam më fuqi, më besoni. Jam gjithnjë me të dhe rreth saj, burri del nga shtëpia që me agim dhe vjen vonë… Në shtetitje më mirë të mos shkosh, i bërtas: “Liza, ndalo”, por ajo si për inat, kap lepurushin nën sqetull dhe niset. E kam provuar ta frikoj me një grua të keqe, i thashë, do të grabit dhe do të hajë …”

– Ani, rolin e kësaj gruaje të keqe vendose ta luaja unë? – e pyeta, duke hedhur Lizën përpjetë. Ajo bërtiste nga kënaqësia.

– Më fal…

– Mirë de, Linda, unë s’jam askush, jamë e huaj… duhet t’i kërkosh falje Lizës. Përse e frikon me njerëz të gjallë? Si do të jetojë ajo më tej?

– Po si t’ia dal unë e gjora me të?

– Me dashuri dhe me përkëdhelje, e dashur… ja si. Tani merre thesarin tënd, kurse unë do t’i marr çantat, të shkojmë në shtëpinë time. Do t’u njftoj me Mirën, me vajzën time. Ajo, vërtet, sapo i ka mbushur motmot, por ani, është vajzushë e shoqërueshme. Ikim, vjehrra do të bëjë çaj të ngrohtë, vajzave do t’u lëshojmë ndonjë film vizatimor, pastaj do të llafosemi me ty gjerë e gjatë.

Kështu, pasi e ngroha disi Lindën, nisi të bisedojë. Liza lozte me kukullat tona, kurse Mirës ia dha lepurushin – i shkëmbyen. Vjehrra filloi ta pyeste Lidnën, pastaj rënkonte, tundet kokën, bashkëndjente. Sveta qau sërish, pastaj edhe një herë… Ne nuk e ngushëllonim. Vetëm i qëndornim pranë, i ofronim reçel dhe i mbushnim gotën me çaj.

Pastaj me Lindën shkëmbyem telefonat, u dakorduam që në shetitje tani e tutje do të shkonim bashkë. Edhe nëpër dyqane gjithashtu. Edhe te mjeku, nëse do të kishte nevojë, mund të shkonte lirisht, për Lizën do të kujdesesha unë.

Afërsisht një muaj pas takimit tonë, Linda shkoi te psikologu dhe pak-nga-pak po shkrihej, kjo dukej qartë. Nuk mund të them me saktësi ç’kishte në realitet. Mbase nga depresioni i paslindjes? Nuk e di, megjithatë nuk jam mjek. Por që nuk ishte mire edhe kur u takuam herën e pare, kjo dukej qartë me sy të lirë.

U shoqëruam kështu rreth dy vjet. Pastaj burrin e saj e caktuan në filialin e firmës në një qytezë tjetër, andaj ata u transferuan atje. I shkruajmë njëra tjetrës herë herë, por gjithnjë e më rrallë.

Nganjëherë mbrëmjeve pi çaj dhe, pa dashur, e kujtoj Lizën e vogël duke vrapuar nëpër park, ndërkohë që Linda me fytyrë të hirtë e vëzhgon prapa pemës … Dhe kam frikë të mendoj, çka do të kishte ndodhur sikur të mos i kisha vërejtur atë ditë në rrugicë …

 

 

 

You Might Also Like