Nuk ka me këngën popullore! Ajo është “vaji” i burrit, por është edhe “trimëria” e pashoq e njeriut. Kush këndon, më gjatë jeton. Jeton dhe “jeta” e tij është më e këndshme se e të tjerëve. Pra, kënga ëshë pjesë e jetës së njeriut. Pa këngë, s’ka jetë. Kënga njeriun e kthen në rini dhe ia largon dhembjet. E bën një “tjetër” frymor. Pse jo? Kënga është edhe ushqim shpitëror i njeriut. Pa këngën, jeta s’ka shije. Kënga, njerëzve ua shëron plagët, dhembjet e jetës…Vetëm kënga e ka “fuqinë” e saj magjike. Kur njeriu këndon, zemra e shpirti pushojnë dhe i harrojnë dhembjet. Kjo është më se e vërtetë. E, artisti i këngës këndon e s’ndalet…
Kësaj rruge të vështirë, por shumë të etshme të arti është nisur kaherë këngëtari ynë i shquar, Demir Krasniqi. Demir Krasniqi, është emër i përveçëm i këngës popullore. Ai ka bërë emër të madh në jetën muzikore. Nuk ka njeri që nuk e adhuron këtë këngëtar. Ai ka një zë më të veçantë në këngëtim. Ai dhe vetëm ai e bën këngën popullore të kumbojë e të dridhë trupin e mendjen. Andaj, Demir Krasniqin, e njohin i madh e i vogël në Anamoravë, Gollak, Preshevë e Prishtinë e më larg. Kënga e tij është bërë jehonë mali e jonë qyteti. Ajo dëgjohet përtej maleve, përtej Bjeshkëve të Nemura e deri në Kukës e Dibër. Është këngë zemre e shpirti.
Demiri Krasniqi është i lindur më 1950 në fshatin Tugjec, Malësia e Gollakut. Ky kangtar yni rrjedh nga një familje bujare atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Tugjec. Thonë se, si shkollar i vogël pati interesime e të veçanta për këngë, muzikë e instrumente. Këngën e ka hobi jete e pune. Ai kurrë nuk është ndarë nga kënga. Kënga e ai janë NJË “trup” e shpirt i pandarë. Ky talent i këngës shpejt u ra në sy arsimtarëve të shkollës ku mësoi.
Dhe, mësuesi i parë i tij, Rexhep Bunjaku, Demirin Krasniqin e ndihmoi shumë. Kur erdhi koha e vitit më 1964, Demir Krasniqi ishte nxënës i shkollës fillore. Atë kohë, ai e mësoi t’i bie violinës nga mësuesi Rexhep. Dhe në manifestim, për zë e instrumentalist i mirë, zuri vendin e parë. Nga kjo kohë, Demiri mori nxitjet e para ta dojë këngë e muzikën.
Në vitin 1965/66, ai regjistrohet në shkollën e mesme profesionale të muzikës “Stevan Mokranjac”, në Prishtinë. Nuk pati kushte për shkollim të mëtejmë. Por, i ndihmuar nga të afërmit e tij, ai kreu shkollën e muzikës dhe vazhdon shkollimin në SHLP, dega e muzikës në Prishtinë. Por, ja dy kahje i pati Demiri në jetë: e para, jeta e skajshme dhe e dyta, vullneti dhe talenti i tij për muzikë. E para e detyroi artistin e këngës ta ndërpresë shkollimin. Por, ja vullneti ndaj këngës e muzikës ate nuk e largon e as nuk e zbeh nga arti i muzikës. Përkndrazi.
Ai gjeti forcë e përkrahje të madhe për ta adhuruar këngën e muzikën edhe më shumë në jetë. Mësojmë se kushtet e vështira e detyrojnë të punojë me ditar në dorë. Për herë të parë Demiri e shohim me ditar të punës në vitin 1970/71 në Tugjec. Këtu e “gjeti” momentin të fillojë karierën e tij e të bëhet këngëtar e instrumentalist. Nga këtu ai formoi ansamblin kulturor
“Shpresa e Malësisë”. Po nga ky moment, ai filloi koncertet e manifestimet të pareshtura. Dhje, jo vetëm kaq.
Pas kësaj kohe, Demir Krasniqin e gjejmë në Prishtinë. Edhe këtu e fillon karierën si arsimtar i artit muzikor. Pastaj ai vendoset përgjithmonë në Gjilan. Këtu ka dhënë lëndën e artit muzikor në të gjitha shkollat fillore e të mesme të këtij qyteti. Si entuziast i madh i këngës, ai ka organizuar e ka themeluar kore, grupe muzikore në të gjitha shkollat ku punoi. Dhe, puna e tij është e një rëndësie të madhe për faktin se, ai ka zbuluar talentët e arit muzikor.
Demir Krasniqi është një zë i veçantë i këngës popullore. Ai, si fëmijë e deshi këngën. Shih për këtë, ku ëshë kënduar e luajtur, ai këtë “art” e ka përcjellë me vëmendje. Aty-për aty, thotë, e mësonte tekstin e melodinë e këngës. Këto i mësoi duke i shënuar me fjalë. Këngët e para, si na shton Demir Krasniqi, i mësoi nga babai, nëna, motrat e dajallarët e tij. Kur i mësonte këngët, i këndonte nëpër dasma, ahengje të ndrysme popullore, por edhe nëpër koncerte e manifestime tjera. Po kështu, dita-ditës, ai pati interesim të mëdh në mbledhjen e thesarit popullor shqiptar. Thotë se, nga shkollimi fillor ka filluar të mbedhë këngë të ndryshme, ku ato i ka shënuar dhe i ka ruajtur me besnikëri deri në ditët e sotme.
Sot, ky bilbil i madh i kngs popullore ka arritur që të mbedhë, shënojë, ruajë e t’i kultivojë mbi 4000 këngë të ndryshme autoktone shqiptare. Po kështu, duke punuar nëpër shkolla, ai ka mbledhur e shënuar mbi 1200 këngë me motive dasmash të krijuara dhe të kënduara nga femrat e Malësisë së Gollakut. Ka shënuar me dhjetra valle autoktone shqiptare, me dhjetra këngë me motive fetare nga të gjitha trevat tona ku, një pjesë e këtyre këngëve ka arritur ti botojë në përmbledhjet “Folklori muzikor shqiptar” (bleni IV,V,VI dhe VII-të) nga etnografi dhe kompozitorit ynë, Lorenc Antonit.
Demir Krasniqi, krahas mbledhjes, shënimit dhe kultivimit të këngëve, ai krijon dhe kompozon këngë të reja me tekste e melodi autoriale. Ai, qysh si fëmijë ka filluar të shkruajë vjersha e më vonë edhe tekste për këngë popullore. Në moshën 16-vjeçare e thuri dhe e publikoi këngën e parë, me të cilën, juria profesionale e UDB-së jugosllave ate e “shpërbleu” me 30 ditë burg në kundërvajtje! Por, ky “shpërblim” nuk e mposhti vullnetin e moralin krijues t madh t kngs son popullore. Përkundrazi. Demir Krasniqit, kngtar, i dha vullnet për krijime të tjera me frymë atdhedshëse. Dhe, jo vetëm kaq.
Demir Krasniqi është njri nga ata krijues e këngëtar që ka fituar shumë miq, dashamirë, artdashës të këngës, i cili, si dje, por më shumë sot, është duke dhënë kontributin e tij në ngjalljen e arti të këngës anë e këndë vendi e diasporë. Dhe, pas kësaj “biografie” shumë të pasur të jetës së tij, Demir Krasniqi ka edhe një “anë” shumë me vlerë se ëshë autor i m tepr se 15 veprave me këngë origjinale. Ai ka shkruar monografi për këngëtarët tanë, ka shkruar këngë për trimat më në zë të kombit etj. Veprat e tij janë: “Mallëngjime e ushtima” (1998), “Qamili i Vogël – një zë që nuk shuhet ( monografi), Prishtinë, 1995, “Gjakon Kosova” 1998, “Bejtë Pireva” 2002, “Zeqir Maroca “, 2002, Këngë krismash lirie I) Gjilan, 2003, “Këngë krismash lirie II” Prishtinë 2003, “Familja Kurti nga Tugjeci (monografi) Prishtinë, 2004, “Shtojzovallet e Gollakut”, Prishtinë 2005, “Kushrim lirie” Gjilan, 2005, “Liman Shahiqi” Gjilan 2005,” Kroi i këngës” Gjilan, më 2005, “Këngë përjetësie “ kushtuar Qamilit
të Vogël, Gjakovë 2006 e të tjera. Po ky autor apo “ambasador i këngës” ka edhe dhjetra e dhjetara valle, këngë fetare, 1200 këngë lirike të grave të Gollakut pa i botuar. Por ka me mijëra këngë popullore, humoristike, satirike dhe të tjera pa i botuar. Dhe, pas kësaj, Demir Krasniqi është mjeshtër i çiftelisë, sharkisë vilonës, mandolindës, pianos, primit, por në shprit thotë e ka lojën me violinë. Të tjerët e kanë quajtur “Mjeshtër i rrallë i violinës” ose artist, i cili di t “flas” me ata tinguj magjeps të saj.
Pas kësaj, Demir Krasniqi është një nga themeluesit e shumë ansambleve të ndryshme muzikore. Më 1968 ka themeluar Ansamblin folklorik “Vëllezëria” në Prishtinë, më vonë ky ansambël morri emrin “Vëllezërit Krasniqi”. Mandej ka formuar Ansamblin “Shpresa e Malësisë” në Tugjec, më 1970. Më 1971 ka bashkëthemeluar ansamblin “Idriz Seferi” në fshatin Zhegër; më 1974, ka themeluar Ansamblin “Kosova” në Prishtinë; më 1988 ka themeluar Ansamblin “Xhevahirët” në Gjlan; më 1990 Asamblin folklorik “Sahiria” në Gjilan, më 1993 ka formuar Asamblin “Krasniqja” në Gjilan e shumë të tjera.
Ai (Demiri) ka marrë pjesë në shumë Festivale, si në “Akordet e Kosovës”, në “Kosovarja këndon” në Ferizaj, revistën e folklorit burimor të Kosovës, në Festivali mbarë kombëtar “I këndojmë lirisë” në Klinë, në Festivalin mbarëkombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen” në Deçan, në “Hasi jehon” në Gjonaj, në manifestimin “Lulkëkuqet e prillit” në Kamenicë, në “Flaka e Janarit” në Gjilan, në “Alpet shqiptare” në Vuthaj, në Takimet e vendlindjes në Desovojcë, Velegllavë, Lisockë, Tugjec etj.
Edhe pas kësaj “vepre jetësore”, Demir Krasniqi punon e nuk ndalet. Nga kjo pun kolosale, ai pati shum suksese, ku mori shumë shpërblime e dhurata të panumrta. Janë me qindra shpërblime, dhurata e çmime tjera për këngëtim e për interpretim. Ai ka edhe një “zanat” tjetër. Shquhet si plublicist, radiogazetar dhe gazetar hulumtues. Ka shakëpnuar me gazëtën “Bashkimi” e me disa gazeta tjera këtu në Kosovë. Më 2001 ka diplomuar në radiogazeari. Ka punuar në TV “Vali” në Gjilan etj./Tefik Selimi