Sportet me dorë

KB Drita me fitore përmbyll pjesën vjeshtore

Klubi i Basketbollit Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor të Ligës së Parë të Kosovës në Basketboll me fitore. Në ndeshjen e fundit, të zhvilluar këtë të diele, djelmoshat që drejtohen nga Arben Bislimi kanë arritur fitore në ballafaqim me Lipjanin me rezultat 83:72.

Me këtë fitore KB Drita është radhitur në pjesën e epërme të tabelës, kurse drejtori i klubit Fazli Fazliu, ka premtuar se në pranverë KB Drita do të ketë rezultate edhe më të mira.

You Might Also Like