OPINION

Negociatat dhe diplomacia kosovare

Integrimi i rajonit tonë dhe i ballkanit perëndimorë duhet të jenë prioritet edhe i bashkimit evropian. Influenca e saj në angazhimet që kanë marrë vendet që aspirojnë në BE u janë përshtatur asaj, sidomos në politikat e sigurisë dhe standardeve të jetesës, pasi që kjo detyrë e vendeve aspirante është bërë obligim për më tutje. Negociatat që pritet të vazhdojnë në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kanë për qëllim njohjen e ndërsjellë mes vete në kufijtë aktual kushtetues nga ana e Kosovës, dhe më pas të vazhdohet për konsensuse të tjera mes vendeve si dy shtete fqinje. Lobimet e gjata dhe të “suksesshme” nga ana e Serbise kanë patur efekt në politikat e jashtme ndërkombëtare, sidomos në vendet e fuqishme europiane, kësisoj kanë vënë në dispozicion edhe në kokat e liderëve të ndryshëm harta nga më të ndryshmet të cilat do t’a gjymtonin Kosovën. Prandaj, një përfaqësim sa më i gjërë dhe me ndërmjetës Amerikanë dhe miq të tjerë, por pa lënë anash ndihmën edhe të Shqipërisë me ekspertët e saj në fusha të ndryshme, si grupe të përbashkëta mes ekspertëve të kemi një përfaqësim sa më të denjë, dhe pa patur nevojën e ngritjes së dyshimeve për të ardhmen e vendit. Pasurimi i ekipit Kosovarë me ekspertë, duke mos lënë anash ata tradicional, pasi që një kontribut edhe i tyre do t’i jepte të dhëna dhe përvoja nga më të ndryshmet, sikurse edhe paraqitja e saj me një përvojë dhe integritet do t’a orientonte dhe ngriste klimën e bisedimeve në kahjen që Kosova pretendon. Agjendat për bisedimet që priten të fillojnë së shpejti duhet të jenë të qarta dhe të paracaktuara, duke shtyrë diplomacinë Kosovare në një stad më lartë, duke paraqitur Kosovën si njërën ndër vendet më liberale dhe më të hapura në rajon, por edhe njërën ndër vendet më të përgatitura dhe më të organizuarat për çështjet e negociatave, duke vënë në diskutim edhe një ballafaqim që vendin e presin me BE-në dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare si procese në të ardhmen e afërt, por për të ardhmen e vendit në stadet afatgjate. Organizimi i brendshëm, përgatitja dhe shqyrtimi i të gjitha situatave që mund t’a presin Kosovën duhet që të jenë pjesë e sistemit organizativ të bartësve të këtij procesi, gjë që i takon qeverisë, dhe kjo nuk vie vetvetiu por me një mirëbesim dhe bashkëpunim mes vete. Është me rëndësi të dihet se duke mos punuar në atë drejtim por duke kërkuar njohje nga ana e Serbisë dhe hapje të vendit nuk janë qështje që një ditë do të jenë në tavolinë, dhe më pas VAZHDOJMË. Për sa kohë luhet me prioritetet nuk paraqesim siguri në to, prandaj një marrëdhënie e shkëlqyer mes politikës kosovare, pa patur nevojë ndërhyrjen e të huajve për të ulur barierat mes vete, por t’i mbajnë dyert e hapura për bashkëpunim mes tyre, pasi kjo zgjidhje i shërben të gjithëve dhe është interes nacional, dhe vlen për të ardhmen e vendit dhe gjeneratave të ardhshme.

Vizitat e fundit nga ana e përfaqësuesit Amerikan dhe atij Europian patjetër se i kontribuon dhe e përshpejton qështjen e negociatave në diplomacinë Kosovare, por asnjëherë nuk duhet lënë anash edhe aspiratat e Kosovës drejt rrugës europiane, dhe si hap i parë do të duhej të ishte levizja e lirë edhe e qytetarëve Kosovarë, përderisa edhe ka qenë sfidë e suksesshme gjatë viteve për përmbyshjen e kritereve me kohë, dhe tani më kjo do të duhej të ishte kërkesa e parë nga ana kosovare drejt BE-së dhe më pas të fillojmë të diskutojmë edhe për qështje tjera të cilat janë edhe me interes të Kosovës por edhe rajonit ku bëjmë pjesë si shoqëri.

Autor: Msc. Skender Berisha

You Might Also Like