OPINION

„A S O C I A C I O N I“

„A S O C I A C I O N I“

Në realitet si “Homosapiens” që jemi, perceptimi nuk hyn në sistemin autonom vegjetativ, dmth. nuk është gjë që nuk mund ta kontrollojmë, përkundrazi. Pra, nënkupton pasqyrimin e sendeve ose të dukurive, formën e njohjes shqisore të realiteit objektiv, të sendeve e të dukurive dhe të botës në tërësi, përmes organeve shqisore (Syve, Hundës, veshëve por edhe mendjes) edhe ne shqiptarët e kemi dhe e bëjmë sikurse edhe “Homosapiensët” e tjerë të botës, por në të verrtetë sa e shfrytëzojmë dhe e përdorim është një filozofi në vehte.
Në bazë të udhërrëfyesit Historisë, e kemi parë së në të gjitha periudhat kohore të njerëzimit, se vendimtare janë disa momente që përsëriten në cikle, më pak apo më shumë, në çdo njëqindvjeqar, dhe pastaj jetohet me vendimet dhe pasojat e atyre momenteve vendimtare, çfarëdo qofshin ato. “Sot” jemi në një nga këto momente vendimtare, dhe është më se me rëndësi ta perceptojmë këtë Moment historik por edhe POLITIK, përndryshe na duhet “të presim” qindvjeqarin tjetër për trajtimin e “qështjes shqiptare” dhe fatkeqësisht ndoshta prapë të sakrifikohemi për shkak të mosnjohurisë politike, e cila në momentet vendimtare historike, na mungoi dhe na mungon edhe sot !
Europa, por edhe shteti vendimtarë për krijimin e dy shteteve juridike shqiptare dhe më mirdashës i yni SHBA, e kanë vendosë dhe kryesisht realizu, që më në fund edhe qështja shqiptare të merr kuptimin dhe realizimin e vet. Ashtu sikurse edhe është në politik, që fatkeqësisht, për ne shqiptarët ende është një kuptim tabu, politika si kuptim dhe nocion, që përmes politikës demokratike, asaj që bëhet pas periudhave të luftës fizike, me marrëveshje dhe natyrisht kompromise, ta “përfundojnë” për këtë qindvjeqar “momentin shqiptar”, ashtu sikurse të gjitha shtetet europiane por edhe ato botërore që bën, pas luftërave, në bazë të ligjeve ndërkombëtare.
Në kuadër të kësaj, duke iu referuar mundësive, apo pamundësive tona luftarake, me ndihmën e aleatëve (sikurse të gjitha shtetet europiane që e fituan lirinë e tyre, me ndihmë të SHBA) e realizuam një pjesë të qështjes kombëtare, por faktikisht shtetin e dytë juridikë, të pavarur, dhe kjo nuk është pak dhe është një fakt shumë I rëndësishëm! Natyrisht, qështja kombëtare mbeti e parealizuar në tërsi dhe shqiptarët në Kroaci, Mal të zi, Serbi, Maqedoni, por edhe në Greqi, përkundër përmirësimeve të dukshme të të drejtave të tyre njerëzore dhe fatkeqësiht minoritare për këto vende ku gjinden, mbeten në mëshirën e fqinjëve tanë dhe përkundër kësaj, nuk i kanë të drejtat e plota juridike njerëzore, ashtu sikurse kërkohet nga bota perendimore që ne, shteti i Kosovës, popullatës minoritare serbe të ju garantojmë të drejtat juridike “vetqeverisëse” në kuadër të ashtuquajturave “asociacioneve njëetnike” me të drejtë të “korespondimit” dhe financimit të drejtpërdrejtë nga shteti Serb !
Përderisa nuk mundëm ta realizojm qështjen kombëtare në tërësi dhe medoemos ishim të kushtëzuar nga ndihma e aleatëve, dhe e kemi obligim të përhershëm njohjen e kësaj ndihme, e cila natyrisht është edhe e kushtëzuar edhe me ndihmën politike demokratike dhe “sugjestive”, e lidhur me marrëveshje ndërkombëtare, sikurse është marrëveshja e Ahtisarit, por edhe obligative, analog normave ndërkombëtare.
“Ndarja territoriale“ si marrëveshje ndërshtetërore, e pas luftës e cila garantonte njohje juridike ndërshtetërore, për shkaqe të njohura nuk u realizua, tani një marrëveshje obligative e inicuar dhe e aplikuar nga ndërkombëtarët, nën supervisionin e Gjyqit Kushtetus Kosovar, u aprovua më 2013, dhe si duket pak ca e korrigjuar, dhe prapë e inicuar nga ndërkombëtarët në kuadër të, prapë, politikës ndërkombëtare, do të miratohet nga ekzekutivi Kosovar.
Duke iu referuar “Momentit” kohorë të qindvjeqarit, dhe pamundësisë momentale të opcioneve të tjera, është mirë ta “Perceptojmë” këtë moment historik, pra ne si shqiptarë të “shtrirë” nëpër disa shtete, që pasi që ndërkombëtarët lejojnë dhe kushtëzojnë të drejtat e pakicave kombëtare të organizohen në “Asociacione”, atëherë duhet medoemos që të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kroaci, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Greqi, me ndihmën e po këtyre ndërkombëtarëve të formojnë “Asociacionet” shqiptare vetqeverisëse, me ndikime dhe të drejta specifike relevante në Parlamentet dhe qeveritë përkatëse dhe ndikime-ndihma të drejtpërdrejta ekonomike, financiare dhe politike nga shtetet përkatëse amë.
Pra, nëse nuk e shfrytëzojmë “Momentumin” kohorë, nuk duhet më të fajësojmë askend, përveq se vetvehten dhe të iu kërkojmë falje gjeneratave në ardhje, të qindvjeqarit tjetër.

Hamza Kokollari 15 Mars 2023

You Might Also Like