Edhe një takim tjetër frytdhënës,
Nder i veçantë mikpritja në Auto Servis “Mbreti” në Gjilan, ku bashkëbiseduam me pronarin z.Driton Selmani, një qytetar i ndershëm i komunës sonë dhe një njeri i cili vetëm punën dhe përkushtimin ndaj saj e ka pasion.
Një ekipë e mrekullueshme që me djersë e mund janë të përkushtuar në shërbim të profesionit të tyre.
Ky vend është dëshmi e aftësisë dhe mjeshtërisë gjilanase, aty ku profesionalizmi dhe pasioni për punën shihen në çdo detaj.
Biznese të tilla janë pasuria jonë e vërtetë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e vizionit tonë për një Gjilan më të fortë ekonomikisht, me më shumë vende pune dhe hapësirë për inovacion.
Ne do të qëndrojmë pranë profesionistëve tanë, sepse suksesi i tyre është sukses i të gjithëve.
Faleminderit shumë Driton Selmani, dhe të gjithë ekipës së mrekullueshme të Auto Servis “Mbreti”
Qyteti forcohet kur nderohet puna e vlerësohet kontributi.
Bashkë, ecim për fitore!

Atmosferë e jashtëzakonshme në rrethin e kandidatit tonë Ilir Ramadanit,
Me ftesë të mikut tonë dhe kandidatit për Asamblenë Komunale, Ilir Ramadani ishim për vizitë në konakun e tij.
Iliri, është djali i këtij qyteti, burrë i fjalës, i drejtë dhe i përkushtuar për lagjen, për qytetin, e për krejt Gjilanin.
Familja Ramadani me zemër të madhe e me mikpritje të jashtëzakonshme, bashkë me banorët e lagjes Arbëria, na dhanë fuqinë dhe besimin se jemi në rrugën e fitores së madhe.
Ky entuziazëm që po e shohim çdo ditë e çdo natë është dëshmia më e mirë se Gjilani është gati për ndryshim.
Bashkë me Ilirin e dhjetëra kandidatë të tjerë, do ta bëjmë Kuvendin Komunal zërin e qytetarëve!
Lagjja Arbëria, bashkë me krejt qytetarët tanë, po e shkruan faqen e re të historisë sonë politike.
Fitorja po vjen, bashkë për Gjilanin!

Me shumë mirënjohje falënderoj Forumin e Gruas së LDK-së për mbështetjen e pakursyer dhe të pa rezervë.
Forca, vizioni dhe përkushtimi juaj janë shtylla e fitores sonë.
Bashkë do ta jetësojmë vullnetin e qytetarëve për Gjilanin e ri.

Mikpritje fantastike nga Arben Ukshini në Zhegoc,
Mbrëmje e shkëlqyeshme në konakun e mikut tonë Arben Ukshini, në zemër të Zhegocit, ku bashkë me qytetarët e ndershëm të kësaj pjese, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim të ngrohtë e plot entuziazëm dhe vullnet për ndryshim, bashkë me kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, Sami Ahmetin.
Ky takim kishte një karakter të veçantë, gjithpërfshirës, sepse bashkë me ne ishin përfaqësues nga mbarë Malesia e Zhegocit, njerëz të nderuar, familjarë e bashkëfshatarë, që me përkushtim e dashuri për vendlindjen shfaqën gatishmërinë për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët politik.
Zhegoci dhe Malesia e Zhegocit është shtylla e krenarisë, e punës dhe e vlerave të vërteta qytetare e njerëzore.
Bashkë me kandidatin tonë, Sami Ahmeti, dhe me secilin prej jush, do ta bëjmë ndryshimin e madh që e meriton komuna jonë, dhe veçanërisht, këto fshatra.
Rrugëtimi jonë për një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me shpresë të re, fillon pas 12 tetorit.
Bashkë, do ta jetësojmë këtë mision të shenjtë për qytetarët tanë!
