LAJME

Gjilani shënon 21 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Paqes

Gjilan, 21 shtator 2018 – Komuna e Gjilanit ka shënuar sot me një aktivitet simbolik, Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ku ishin të pranishëm fëmijë të shkollëve që kanë lexuar thënie të figurave të njohura të botës për paqen dhe lirinë në përgjithësi.

Hanumshahe Rexhepaj, zyrtare për të drejtat e fëmijëve, ka thënë se sot së bashku me asamblenë e fëmijëve që është e përbërë nga nxënës të shkollave fillore dhe të mesme prej të gjitha komuniteteve kanë lexuar këto thënje dhe njëkohësisht kanë bartur mesazhin për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe një jetë më të mirë për të gjithë.

Kurse Olti Suliqi nga asambleja e fëmijëve ka potencuar rëndësinë e rritjes së fëmijëve në paqe të përbashkët dhe liri ku secili fëmijë ka të drejtë të shprehjes, shkollimit, shëndetit dhe një ardhmërie më të mirë.

You Might Also Like