Gjilan

Alban Hyseni: Mbi 2 milionë investime në shëndetësi që përmirësojnë jetën e qytetarëve

Edhe në fushën e shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, janë bërë investime të mëdha e të cilat kanë krijuar kushte dhe shërbime më të mira për kujdesin e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se shëndetësia dhe mirëqenia sociale janë shtyllë e qeverisjes sonë.

“Mbi 2 milionë euro investime që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë: QMF e re në Lagjen Arbëria, Mamografi – falas, Pap-test – falas, laboratorë për analiza gjaku në 5 fshatra, kujdes paliativ – nga 2 në 5 ditë në javë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se kjo është qeverisja jonë, për shëndetësinë, për mirëqenien sociale, për Gjilanin që duam.

You Might Also Like