Mustafa e Haziri takojnë kryetarët e komunave të Kosovës Lindore
Shqiptarët e Maqedonisë bashkë për të mirën e përbashkët
Kryeministri Isa Mustafa ka qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”
Në Viti vazhdojnë punimet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në disa fshatra
Vazhdojnë punimet në fushën e infrastrukturës në disa lokalitete të komunës së Vitisë .Kështu këto ditë janë bërë me rrugë të reja të asfaltuara fshatrat Devajë, Tërpezë, Ballancë dhe Zhiti si dhe vazhdojnë punimet në rregullimin e trotuareve në një gjatësi prej rreth 1 kilometer edhe në lokalitetin më të madhë të kësaj komune in në Pozharan.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot disa punime që janë duke u bërë në fushën e infrastrukturës, konkretisht në asfaltimin e rrugës që lidh mes veti fshatrat Tërpezë dhe Ballancë në gjatësi prej 2 kilometra si dhe është duke u asfaltuar rruga kryesore në Devajë si dhe trotuarin në drejtim të ambulantes në Pozharan të Vitisë.
Në vizitat që i bëri sot kryetari Haliti këtyre tri fshatrave banorët lokal falënderuan institucionet për kujdesin në krijimin e kushteve sa më të mira për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe njerëzve. Kurse gjatë fundjavës është bërë edhe asfaltimi i rrugës “ Tafë Qorri” në Zhiti. Aziz Zuka
Shaban Haliti-Pozharani, veprimtar dhe atdhetar i çëshjets kombëtare
Shaban Haliti (Alidema) nga Pozherani i Vitisë, që gjatë sundimit turk qe një nga mbështetësit e sigurt të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, e cila udhëhiqej nga Idriz Seferi, Hasan Prishtina, Islam Piraj e të tjerë, gjatë sundimit të Jugosllavisë Mbretërore u burgos dhe iu konfiskua prona, ndërsa në fillim të “jetës” së Jugosllavisë Popullore, u vra nga komunistët, kurse familja e tij si armike e shpallur me ligj, shpronësohet edhe njëherë.