Është mbyllur me fund të lumtur telenovela “100 vitrinat” te Gjilani, “kuqebardhët” kanë arritur marrëveshje me futbollistin Besar Musolli.
Gazeta “Sheshi” mëson se 31 vjeçari nga Podujeva ka zbarkuar para pak çastesh në qytetin e Gjilanit, teksa së shpejti pritet të hedh të ‘zezën mbi të bardhë’ dhe të prezantohet si futbollist i nënkampionëve të vendit.
Në fakt Musolli ishte lidhur prej kohësh për një afrim te Gjilani, mirëpo pas disa tentimesh, ish-reprezentuesi i Kosovës transferohet te “kuqebardhët”.
Ishte vet futbollisti, ai i cili përmes llogarisë së tij bëri të ditur ndarjen me Kukësin, klub për të cilin luajti në tetë edicione.
Musolli nuk pritet të jetë afrimi i fundit te klubi gjilanas, pasi që ‘kuqebardhët’ mund të zyrtarizojnë edhe ndonjë futbollist tjetër gjatë ditëve në vijim.
/Gazeta Sheshi/