Futboll

Intelektualët bëhen gati për të udhëtuar në Gjakovë

Drita e Gjilanit, kampione aktuale e Kosovës në futboll, vështirë se do të mund të mbajë titullin e kampionit, andaj të gjitha forcat i ka drejtuar në Kupën e Kosovës dhe për të shkuar tutje, duhet të përballet me Vllaznimin e Gjakovës, në ndeshjen që do të luhet në Gjakovë.

Drita e ka të nevojshme përkrahjen dhe ajo gjithnjë vije nga Intelektualët, të cilët kanë paralajmëruar udhëtim masiv për në Gjakovë.

Ja postimi i plotë i tyre:

 

Betejë drejt luftës , luftë për trofe !

Qytetarë të Gilanit dhe djemt më besnik të qytetit Intelektualët , qyteti jonë është nisur drejt një lufte të re. Një luftë drejt trofeut të radhës, një luftë për ta bërë qytetin edhe më krenarë.

Lufta do beteja , beteja duhet fituar. Për të fituar këto na duhet forcë , për forcë na duhet bashkim!
Të bashkohemi , të bëhemi edhe më të fort se që jemi drejt betejës së radhës.

Shkojmë në Gjakovë , të bashkuar dhe të fort!
Për fitore dhe trofe , për qytet dhe krenari!

Mblidhemi ora 9:00 në shtëpinë tonë “Selami Osmani – Bezi”.

Obligative: Shalla e Intelektualëve

 

You Might Also Like