Sportet luftarake

Boksieri Donat Syla siguroi medaljen e bronztë në evropianin U-19, në vazhdim do të ndeshet me një boksier rumun

 

 

Boksieri gjilanas Donat Syla ka shënuar fitore ndaj boksierit nga Moldavia Cojocari Daniel me çka ai ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-19, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Eshtë ky një sukses shumë i madh jo vetëm për boksin gjilanas, por edhe më gjerë, ngase për herë të parë boksi ynë do të ketë një medalje me shkëlqim të tillë nga një ngjarje aq e madhe e boksit.

Ky sukses, i ka bërë të lumtur trajnerët e Donat Sylës, Nazmi Halilin dhe Musli Zymberin, falë punës të të cilëve sukseset e Donatit nuk po mungojnë.

Tashti, Donat Sylën, që bokson në kategorinë 92 kilogramë e pret një sfidë edhe më e madhe ngase në gjysmëfinale do të përballet me boksierin rumun Florin Ionita, i cili ishte më i mirë se greku Isidoros Kefallinos.

Nëse e kalon edhe këtë vështirësi, Donat Syla do të luftojë për medaljen e artë. /kryelajmi.com/.

Ndryshe, në një joftim të Federatës së Boksit të Kosovës, pos Donat Sylës medalje ka siguruar edhe Taulant Jakupi.

Në njoftim thuhet:

Sot me 18 prill nga ora 18h. në ring u paraqiten boksierja 70kg.Alnera Brahimi, e cila humbi në të tetën e finales kundër boksieres nga Hungërija Kovacs Nikolett,Në çerekfinale në luftë për medalje 86kg.Taulant Jakupi boksoi kundër boksierit nga Armenia Aleksanyan Aghvan, korri fitore dhe siguroi medaljen e bronzët, me 20 prill bokson për tu kualifikuar në finale. Poashtu medaljen e bronzët e siguroi në 92kg. Donat Syla i cili sonte në çerekfinale mundi boksierin nga Moldavia Cojocari Daniel dhe u kualifikua për gjysëmfinale. Selektori Faton Xhakli është i kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë dhe sigurimin e dy medaljeve, që është sukses në mesin e 40 shteteve. Në këtë Kampionat Evropian drejtësinë po ndanë dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

 

Ja si u vlerësua Donat Syla:

 

You Might Also Like