Libri

Cila ishte veprimtaria e Klubit të Shkupit (1908 – 1912)

Ka dalë nga shtypi libri “Veprimtaria e Shkupit (1908 – 1912)” i autorit prof. dr. Ramiz Abdyli, që është botim i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup. Ky klub ka patur një rol shumë me rëndësi në organizimin e shqiptarëve në luftën për liri, kurse autori i librit, dr. Ramiz Abdyli në hollësi përshkruar veprimtarinë e Klubit të Shkupit.

Abdyli fillimisht në mënyrë kronologjike paraqet se si është themeluar Klubi i Shkupit dhe cilët ishin organizmat e tij, duke paraqitur edhe veprimet e para të këtij klubi dhe rolin që pati ky klub në përhapjen e arsimit kombëtar. Shqiptarët, që nuk i gëzonin të drejtat e tyre nën Perandorinë Osmane, me ligjin zgjedhor që aplikohej në këtë perandori atyre u mohohej identiteti kombëtar, andaj ata bënë përpjekje të vazhdueshme për një alfabet kombëtar e Klubi i Shkupit pati një rol të madh në Kongresin e Manastirit, pastaj edhe në mbrojtje të kushtetutshmërisë, por edhe në Kongresin e Elbasanit dhe sidomos në mbrojtje të alfabetit kombëtar. Abdyli ndalet edhe te Kongresi i Dytë i Manastirit e flet edhe për Bandën Muzikore “Zana e Maleve”, sikurse që flet edhe Kryengritjen e vitit 1910 dhe Komitetin e Fshehtë dhe Kongresin e Shkupit.

Në këtë periudhë një rol shumë me rëndësi ka luajtur edhe gazeta “Shkupi”, pastaj “Shoqëria e Zezë” dhe Komiteti Qendror i Shqipërisë, derisa një ndër ngjarjet me të mëdha në historinë e shqiptarëve është Kryengritja e Përgjithshme Kundërosmane e vitit 1912, në të cilën kryengritës nga të gjitha anët arritën t’a çlirojnë Shkupin, pas të cilit ishte arritur Marrëveshja Shqiptare – Osmane e më pas edhe kishte ndodhur Kuvendi i Shkupit she sërish kishte ardhur deri te pushtimi i këtij qyteti.

Ky libër është një përpjekje për ndriçimin edhe më të madh të kësaj periudhe historike nëpër të cilin ka kaluar populli shqiptar, kurse prof. dr. Ramiz Abdyli që është autor i shumë veprave të dekadës së parë dhe të dytë të shekullit XX, duke shfrytëzuar dokumentet e shumta që gjenden nëpër arkiva brenda dhe jashtë vendit, pastaj duke shfrytëzuar edhe shumë dokumente të botuara, literaturën e bollhme dhe shtypin e kohës, ia ka dalë që të ndriçojë veprimtarinë e Klubit të Shkupit gjatë viteve 1908 – 1912. Kryelajmi.com

You Might Also Like