Libri

ORË LETRARE NË DARDANË

Klubi letrar “Nositi”, në programin e vet po vazhdon aktivitetin kulturor-letrar. Po sot, në ditën e shënuar për nder të : 28 Nëntorit -Festës së Flamurit, mbajti orën letrare., në Shtepinë e Kulturës “ Isa Kastarati”. Në orën letrare poezitë e tyre i lexuan poetët e ardhur enkas për këtë ngajrje kombëtare. Pas leximit të krijimeve artistike në orën letrare, nga Juria profesionale në përbërje të : Sabit Rrustemit, Nahat Jahiut dhe Sinan Sadikut , shpallën rezultatet e konkursit anonim. Poezitë e vlerësura morën këto çmime:
Vendi i parë-Adelina Qarkaj me poezinë: HEROINAT S’DORËZOHEN .
Shifra “ M. 81”
Vendi i dytë- Ramë Oraca me poezinë: BALADË PËR MIKUN .Shifra ”NOSITI”
Vendi i tretë-Shaban Pllana me poezinë: FJALËT E PRUSHTA.Shifra “Plaku i Haldës”
Në orën e letrare për nder të Festës Kombëtare të pranishmit i përshënedti , Kryetari i Komunës z. Kadri Rahimaj, i cili përgëzoi poetët për fjalën e bukur artistike, duke theksuar se shkrimtarët që nga Rilindja Kombëtare, kanë brumosur idelaet e popullit tonë për liri e pavarësi.
Për poetët dhe mysafirët e ftuar u shtru edhe drekë në Hotelin “Jehona “, në këtë rast kryetari i Klubit letrar “ Nositi” Nexhat Rexha, i falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në begatimin e kësaj dite në qytetin e Dardanës. Drejtori i Arsimit Komunal z. Afrim Dervishi, në fjalën e tij përshëndetëse, inkurajoi poetët që aktivitetet letrare të mbahen edhe nëpër shkolla në komunës sonë. Duke theksuar se e ardhmja e vendit tonë është në vlerën e cilësisë dhe diturisë, për brezat e ardhshëm. Këtë ngjarje të rëndësishme e moderoi me përkushtim e shije artistike Belgizare Kryeziu, Aktivitetin kulturor-letrar e begatoi angazhimi e përkushtimi i z. Gani Kryeziut, në fokusim të pamjeve përmes syrit të kamerës, në ruajtje të një dite të rëndësishme kulturore.
Klubin letrar “Nositi”, për aktivitetet kulturore-letrare, po e mbeshtet financiarisht me sponsorizim te vazhdueshëm ,Ndërmarrja “Vëllezërit Borovci” SHPK., me pronarë vëllezërit Kamer e Mustafë Borovci nga Kamenica. Kultura sot, e ardhmja për të nesërmen me dinjitet.
Dardanë, më 28 nëntor 2023.
Shkrimin e pregaditi Prof.Nexhat Rexha
Fotot dhe inqizimin Prof.Gani Kryeziu

You Might Also Like