Klubi i Gjilanit ka bërë të ditur se ka nisur shitjen e biletave për ndeshjen që ekipi i tyre do ta zhvillojë ndaj skuadrës së Liepajës për ndeshjen e 7 korrikut që luhet në Fadil Vokrri.
Sipas tribunave në Fadil Vokrri, Lindja kushton 5 euro, Perëndimi 10, ndërsa VIP 20 euro.
Biletat shiten në Teatrin e Qytetit në Gjilan dhe pranë stadiumit Fadil Vokrri.