Futboll

Paralelja e XII-8 fituese e Turneut në Futboll për Ditën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur turneu në futboll të vogël, i organizuar nga aktivi i profesorëve të Kulturës Fizike dhe Sportit. Në këtë ngjarje të sportit, pjesëmarrëse kanë qenë ekipet e klasave të dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta, të cilat kanë treguar lojëra cilësore.

Fillimisht janë përcaktuar fituesit nëpër gjenerata dhe me plotë të drejtë në finale janë takuar paralelja X-2 dhe XI-8.

Pas një ndeshje interesante, të drejtuar nga profesorët e kulturës fizike dhe sportit, Selami Haziri e Blerim Shala e ku nga afër këtë ndeshje e përcollën drejtoria e shkollës, profesorë dhe nxënës, më të mirë dolën paralelja e XII-8, e cila ka ngadhënjyer me rezultat 2:1.

Kupën kapitenit të paraleles XII-8, nxënësit Adonis Ahmeti, ia ka dorëzuar mësimdhënësi Blerim Shala, kurse fituesi dhe finalisti i këtij turneu janë shpërblyer me medalje.

You Might Also Like