Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Zhuti Company” shpk, Gadime e Ulët, Lipjan, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Pëlqim Mjedisor, – për Eksploatim dhe Përpunim i Gurit të Mermerizuar në Terpezë, Viti.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 12.11.2025 në ora 14:00 në Objektin e SHFMU “Hysen Tërpeza” në Tërpezë, Viti, do të organizohet debat publik nga Kompania “Zhuti Company” shpk, Gadime e Ulët, Lipjan, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën. Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Zhuti Company” shpk, Gadime e Ulët, Lipjan, për Pëlqim Mjedisor, – për Eksploatim dhe Përpunim i Gurit të Mermerizuar në Terpezë, Viti. https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2 Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected] Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.