Te ndryshme

Ilmi Mustafa: Ramush Haradinaj i veçantë në luftë, i pakrahasueshëm në paqe

Anëtari i kryesisë së AAK-së, dega në Gjilan e diasporë, Ilmi Mustafa, ka theksuar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjithmonë kujdeset për diasporën me vizitat e tij të cilat i bën vazhdimisht.

Gjithashtu, Mustafa ka theksuar se Haradinaj tërë jetën e tij ishte i veçantë në luftë e i pa krahasueshëm në paqë.

Ndër të tjera, Mustafa ka theksuar:

Nder i veçantë që bashkë me kryetarin e Aleancës në Gjermani, njëkohësisht mikun tim të kahmotshëm, Ukë Blakaj dhe me miq tjerë, të jemi nikoqir të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtor në Gjermani.

 

 

I veçantë në luftë e i pakrahasueshë në paqe. Haradinaj mbetet lideri i vetëm, figura e të cilit paraqet siguri, shpresë, seriozitet, atdhedashuri, sinqeritet e besim.

 

Diaspora është mashtruar nga partia në pushtet, por as ato që ishin më parë nuk është se kanë bërë diçka të mirë për diasporën. Ata na vinin në vizita sa herë që kishte zgjedhje dhe më asnjëherë. Haradinaj vepron ndryshe, gjithmonë ka qenë krah diasporës dhe në mbështetje të përhershme.

 

Faleminderit kryetar Haradinaj për vizitat e vazhdueshme, për vlerësimin që keni për diasporën, dhe për krejt atë çka keni bërë për lirinë dhe për krijimin e ndërtimin e shtetit të Kosovës.

You Might Also Like