Libri

DEMUSH MEHMETI: “BRYMË E PRANVERËS SË VONË”

Pak ditë para Ditës Botërore të Poezisë, poeti remnikas, Demush Mehmeti, lexuesit i paraqitet me librin e tij të parë me poezi, “Brymë e pranverës së vonë, perms Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”.
Përmes një botimi solid dhe tejet cilësor edhe në aspektin e përgatitjes teknike, të ndërtuar përmes formës ciklike ( pesë cikle poezishë, autori sjell frymën e kohës, duke e kundruar përditshmërinë, me të gjitha nuancat e saja, përmes një gjuhe të kursyer dhe të mveshur me figuracion artistik, duke dëshmuar mjaftueshëm pjekurinë e tij krijuese, të cilën e ushtron qe një kohë të gjatë.
Përndryshe, Demush Mehmeti u lind më 10 shkurt 1961, në fshatin Remnik
ku kreu një pjesë të shkollimit fillor si dhe në Gjylekar, kurse atë të mesëm, në Viti. Studimet I mbaron në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik, në një afat record dhe fill më pas punësohet si referent juridik në fabrikën “Vinex” të Vitisë.
Në vitin 1990 e dëbojnë nga puna shkaku i veprimtarisë dhe angazhimit për Republikën e Kosovës, ku ishte pjesë e të gjitha angazhimeve në nivel lokal e komunal.
Pas luftës, kreu dhe provimin e Jurispodencës dhe Kodin e Etikës për prokuror e gjykatës.
Nga viti 2004 e këndej zgjidhet drejtor i Qendrës për Punë Sociale, të cilën pozitë e mban edhe tash.
Mes viteve 2007 – 2009 ishte dhe anëtar i Kuvendit Komunal të Vitisë nga radhët e AAK-së.
Me shkrime merret që nga bankat e shkollës fillore por, këto vitet e fundit me një përkushtim më të madh.
Rezultat i këtij përkushtimi krijues është edhe ky libër.

Nexhat Rexha, poet e kritik letrar, që njëherësh është edhe recensent I këtij libri, mes tjerash thotë:

Vëllimi poetik“BRYMË E PRANVERËS SË VONË”, i Demush Mehmetit me tërësinë e shtjellimit afron kualitetin, bartë e transmeton aktualitetin e pashterur në parafytyrimin përmes fjalës së zgjedhur e të gdhendur në kompozicion te harmonishëm. Poezia ka një nivel të afërt artistik, e cila për lexuesin krijon disponim të kënaqshëm,duke shfaqur notën e pohimit për të bukurën në përditshmëri, me qëllim të flakjes së dukurive të padëshirueshme. Vëllimi poetik në vete ka konkretizime të arritshme në funksion e fuqizim të mesazhit dhe në trajtim arrin në universalen e dëshirueshme. Libri lexohet lehtë, sepse autori ka funksionalizuar rrjedhën e vargjeve me figuracion e gjuhë të rrejshme, e cila përforcon lirizmin e saj me formësimin e shprehjes aktualizuese, duke ruajtur tiparet se saja në modifikim të arsyeshëm dhe funksional në ide e motive.

Ndërsa, recensenti tjetër, Arsim Halili, gjithashtu krijues i dalluar dhe që gjithashtu merret me vrojtime letrare, vë në spikamë se poeti Demush Mehmeti, në këtë përmbledhje tenton të kap në syrin e tij krijues edhe atë që e sheh edhe atë që e ndjen, edhe realitetin objektiv edhe atë imagjinues . Por, ajo që është më kryesore, duhet thënë se vlerat artistike nuk i mungojnë këtij libri. Megjithatë, autori nuk duhet të kënaqet vetëm me kaq. Duhet të ndërtojë më fuqishëm vargun, qoftë në formacionin stilistik, qoftë në kompozicionin poli-semantik, sepse kjo do t’i jap më shumë vlerë estetike çdo krijimi.

You Might Also Like