Gjilan

Mbeturinat skaj rrugës Ponesh – Zhegovc, dukuri e shëmtuar

Mjafton në një rrugë të shtrohet asfalti dhe menjëherë skaj saj lindin deponitë e egra të mbeturinave. Kjo është në kulturën tonë, që më shumë se interesin e përgjithshëm e shohim   interesin  personal.

Në  kohen kur ka qytetarë të pandërgjegjshëm dhe që nuk e dinë rëndësinë e ambientit të pastër, shteti do të duhej të vepronte, por sikur edhe ai nuk po vepron si duhet.

Bërllok skaj rrugëve ka gjithkah, por një dukur që vret syrin e njeriut është sidomos rruga që lidh komunën e Gjilanit me Malësinë e Zhegocit, aty  në rrugën Ponesh – Zhegovc.

Me kilometra të tëra skaj kësaj rruge mbeturinat janë shpërndarë gjithkund dhe ato vazhdojnë të përhapen edhe më tej, ndërkohë që organet kompetente nuk po veprojnë.

Dëshmi më e mirë për këtë janë dhjeta fotografi të dërguara nga një lexues i yni, i cili ka alarmuar për gjendjen në këtë rrugë.

You Might Also Like