Izmi Zeka
Sado që ikën vitet dhe nganjëher duket se po harrohen të bëmat e djalërsi shqiptare megjithate ata i ruan vetë historia dhe lufta e shenjët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një djal i ri i cili iu bashkua radhëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Karadakut, kur kosova kishte më së shumti nevoj, kur Kosova ballafaqohej me ekzistimin e saj këtyre radhëve iu bashkua Bashkim Selishta. I rritur me baladat e heronjëve dhe me trimërin e Haki efendis e Molla Idrizit, i frymëuar nga jeta e Çerçiz Topullit e Hasan Prishtinës tani Dëshmori Bashkim Selishta përmbylli kaptinën e njohur në histori që pa atdhe të lirë nuk ka shpirt të lirë. Sot kur po mbushen 20 vjet nga rënia e tij portreti i dëshmorit sa vjen e rritet dhe figura e tij merr dimenzion të vecant në historinë ma të re të Kosovës. Sado që ikin vitet dëshmorët janë pika nga ku duhet të nisemi dhe të reflektojm për gjeneratat që vijnë Bashkim ra ashtu si bien burrat, trimat vetëm për një qëllim që ishte edhe qëllim unviverzal për një jetë të barabartë me gjithë popujt e botës. Lufta e Bashkimit ishte humane ,njrëzore sepse ai mbrojti idenë e shtetit të lirë pa e dëmtuar askënd që shkruar shtruar i kapërcen vijat kufitare dhe gjeografike të një shteti. Të luftosh për jetë njrëzore është e barabartë me ruajtjen e qenjes shpirtërore dhe zhvillimit të saj. Dëshmori i tanishëm i një shteti të ri paraqet mitin urban të Kosovës së lirë. Nëse ne të gjallët kemi harruar nga jeta e tij, gjaku i derdhur do të mbetet në faqet e historisë kombëtare. Kthesa e madhe historike u arrit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës andaj edhe lufta e saj dhe dëshmorët janë pikë referente ku serbia mbllodhi plaqkat njëher e përgjithmon. Ai ra më me 2 korrik 1999 në nja pabesi nga forcat serbe në ikje. Sot dëshmori i bënë hije shtetit tonë dhe është pararoj e shtetësisë dhe zhvillimit të saj.