Disleksia – Sa e njohim ne mësuesit dhe prindërit disleksinë.
Si të punojmë me nxënësit që kanë vështirësi në lexim?
Ҫka duhet të bëjmë në si mësues më këta nxënës?
Ҫfarë metode, qasje apo teknikë të përdorim?
Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision i atyre të cilët kanë zgjedhur këtë rrugë. Ne si mësues punojmë në formimin e individit andaj gabimet dhe lëshimet që mund bëjnë profesionet tjera janë edhe të falshme dhe mund korrigjohen përderisa nëse ne si mësues bëjmë gabimë atëherë ne do të kemi vështirë dhe shumë vështirë të ndreqësh karakterin e një nxënësi. Prandaj si mësues ne duhet të edukojmë dhe arsimojmë të tjerët përmes sjelljes dhe duke qenë shembull për të tjerët. Problemet themelore te leximit ndodhin kur nxënësi ka vështirësi të dallojë mardhëniet mes tingujve, shkronjave dhe fjalëve, kryesisht ndikon në aftësinë për të lexuar saktë dhe rrjedhshëm fjalët si duhët poashtu ndikon edhe në drejtshkrim (McLean & Arkell, 2009).
Disleksia është një crregullim i të mësuarit që përfshin vështirësi në të lexuar për shkak të problemeve të identifkimit të shkronjave, ndryshe e quajtur aftësi e kufizuar e leximit, disleksia prek zonat e trurit që përpunojnë gjuhën, pra ka bazë neurologjike. Disleksia ka bazë gjenetike ( Heilman &Thompson 2008) por një hipotezë tjetër pohon se disleksia shfaqet edhe nga deficit fonologjik ( Reid, 2015). Prandaj si mësimdhnës nuk duhet trajtojmë fëmijët me disleksi si njerëz me intelegjencë të jonormale meqë fëmijët apo edhe të rriturit më disleksi kanë intelegjencë normale, shikim dhe dëgjim normal dhe mund të jenë talentë në fusha të ndryshme ku si pikë më e fortë e tyre është intuita. (ëard 2005) Problemet e të kuptuarit të leximit ndodhin kur fëmijët nuk mund të dallojnë kuptimin e fjalëve, frazave, fjalive si dhe paragrafëve.
Por sa e njohim ne mësuesit dhe prindërit disleksinë?
Mësuesit dhe prindërit nuk duhet të shohin disleksinë si sëmundje apo problem i pazgjidhur por kjo lehtë duhet të kuptohet si një vështirësi në procesin e mësimnxënies. Kjo bën që këta fëmijë të kenë cdo herë rezultate të ulëta por nuk duhët të paragjykohen si problematikë apo dembelë
Cilat janë elementet që shfaqen te fëmijët disleksikë?
Disleksia fillon të shfaqet apo vërehet që në momentin e parë kur fëmijët përballen me leximin dhe ndodhen përballë shkronjave.
Disa elemente që vërehen të fëmijët disleksikë janë: ngatërrimi shkronajve d me b, apo p me q, t me f, si dhe m me n rileximi i të njëjtit rresht, kalimi i fjalëve dhe rreshtave gjatë të lexuarit,zgjidhje e problemeve matematikore. Ata poashtu kryesisht kanë shkrim dore të palexueshëm. Pra me një fjalë një pjesë të shkronjave të alfabetit nuk i njohin apo edhe nuk janë në gjendjë të përceptojnë ndryshimet mes shkronjave.
Ndër shenjat e para që fëmijët disleksikë shfaqin janë?
· vonesë në të mësuarit fjalëve të reja
· vonesë në të folur
· problem në kujtesë, mbajtje mend të fonemave, numrave apo edhe ngjyrave,
· vështirësi në të mësuar rima apo edhe lojëra me rima
· mosmbajtje mend të ndonjë përmbajtje të filmi, lojë apo libri
· vështirësi në koordinim , shpesh dominimi i njërës anë, majtas apo djathtas.
Gabimet gjatë të lexuarit janë ato sidomos:
· kur bëhet kalimi rreshtave
· ngatërrim i zanoreve
· shtojnë apo edhe përsërsin njëjtën rrokje psh bu-buka, to-topi , go-gota, punë- unë, mami- maim, dritare-driare, anije-anje etj.
· ndërrim të rrokjeve psh tavolina me talovina
Metodat e trajtimit të fëmijëve disleksikë
Eshtë shumë me rëndësi fëmijëve të u rritet dëshira për lexim, të u lexohen përralla, tregime etj.
Prindërit dhe mësuesit në momentin e shfaqjes së elementeve të disleksisë te fëmijët duhet sa më parë që është e mundur të u drejtohen specialistëve përkatës dhe logopedit për trajtim adekuat.
Një mësues i mirë duhet që të siguroj një mjedis adekuat, të qetë, mikëpritës me foto e grafika të ndryshme .
Të krijohet një klimë e mirë e positive gjatë kohës së leximit në salla leximi.
Institucionet arsimore duhet poashtu të përshtatin kurrikulen, të bëhen modifikime e nevojshme në përmbajtjen e saj (psh, tekstet nuk duhet të jenë me shumë rreshta) etj.
Në fund, ju mësues jeni të dashur, të buzëqeshur, kreativ dhe bëjeni me dashuri punën e mësuesit ngase keni zgjedhur mbi supe një mision të shenjët.
Dashurojeni punën që bëni me fëmijë ngase ju është besuar një detyrë me përgjegjësi para Zotit dhe njerëzve.
Respektoni dhe vlerësojeni cdo nxënës tuajin.
Blerim SHERIFI
MA i Gjuhës Angleze