Ka dalur nga shtypu libri “Ndërlidhja e Alkoolizmit dhe Depresionit”, i autorit Nevzad Shemsedini.
Siç ka theksuar autori ky libër synon të hedhë në dritë marrëdhënien komplekse mes alkoolizmit dhe depresionit, duke eksploruar mënyrën se si ato ndikojnë, ushqejnë dhe përkeqësojnë njëra-tjetrën.
Libri është i rëndësishëm sepse shpjegon mënyrën se si alkoolizmi dhe depresioni shpesh bashkëjetojnë, duke e përkeqësuar njëri-tjetrin.
Autori trajton shkaqet psikologjike dhe biologjike që i lidhin këto dy çrregullime, efektet që kanë në funksionimin tonë ditor dhe në marëdhëniet gjithëpërfshirëse të jetës.
Nga aspekti social, libri ka rëndësi sepse tregon se si alkoolizmi dhe depresioni ndikojnë negativisht në marrëdhëniet familjare, ndërpersonale dhe shoqërore .




