Futboll

Drita fiton, Gjilani barazon

Janë mbyllur ndeshjet Drita – Feroniklit ’74 dhe Gjilani ndaj Ferizajt. Drita, kampion i sivjetmë ka ngadhënjyer ndaj Feroniklit me rezultat 4:1, derisa Ferizaj ka barazuar me Gjilanin 2:2

Në ndeshjen Drita – Feronikli ’74 të parët në epërsi kanë ardhur mysafirët me anë të Kiqinës, i cili ka shënuar në minutën 14, derisa rezultatin në 1:1 e ka barazuar Besnik Krasniqi, i cili  ka shënuar nga pika e bardhë në minutën 28.

Krejt në fund të pjesës së parë Kostyshyn harkoi nga e majta e në top zhagazi u hodh Manaj dhe e dërgoi atë në rrjetë për 2:1.

Drita e nisi furishëm edhe pjesën e dytë dhe sërish ka shënuar Manaj, i cili shfrytëzoi hutinë e mbrojtjes mysafire dhe pa problem shënoi në portën e zbraztë për 3:1. Për ta bërë rezultatin edhe më bindës u përkujdes Ouvuka në minutën 74, për 4:1.

Në ndeshjen tjetër në Ferizaj, Gjilani ka pësuar nga ekipi vendas me rezultat 1:0 me golin e vetëm të shënuar në minutën 21 kur me një gjuajtje nga largësia ish-lojtari i Gjilanit Valmir Nafiu, i cili me një gjuajtje nga largësia qëlloi këndin e epërm të majtë të Bllacës. Në fakt, në shenjë respekti për ish-skuadrën e tij nuk e festoi shënimin e golit.

Në minutën 48 pas një harkimi nga e majta, ish-qendërsulmuesi i Gjilanit, Betim Haxhimusa e qëlloi topin me kokë dhe mbi duart e portierit Bllaca e futi në rrjetë.

Në minutën 58, pas një tollovie të krijuar Bilali shërbeu Thaqin, i cili gjuajti furishëm dhe qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të Terziut. Ky gol u vërtetua pasi që më tepër se tre minuta u shikua në sistemin VAR. Gjilani ia doli të barazojë në minutën 82, kur zëvëndësuesi Alison harkoi për zëvëndësuesin tjetër Aganspahiq, i cili gjuajti me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2:2. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like