Drita ka ndezur motorët në çerekun e fundit për të shënuar fitore në ballafaqim me Llapin e Podujevës. Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani e ka dominuar lojën që nga minuta e parë, por pa ia dalë të shënojë për një kohë të gjatë.
Në pjesën e parë të dy ekipet u munduan, por pa ia dalë për të shënuar, kurse në pjesëlojën e dytë ndeshja ishte më dinamike.
Në minutën 65, Izair Emini i Dritës e qëlloi pingulen, gjë të cilën e bëri edhe dy minuta më pas. Kurse në minutën 75, pas shpërthimit të Gilberto Fortunatos nga e djathta dhe pas harkimit të tij topi aksidentalisht ra në këmbën e Betim Haxhimusës dhe për fat të tij nga pingulja topi sërish është kthyer tek ai dhe qendërsulmuesi i Dritës nuk e pati të vështirë t’a fus në rrjetë.
Goli i dytë i Dritës ka ardhur krejt në fund të ndeshjes, kur zëvendësuesi Vucaj pas një shpërthimi nga e djathta ka gjuajtur shumë bukur dhe ka qëlluar këndin e djathtë të portës së Llapit për rezultatin final Drita – Llapi 2:0.