Futboll

Drita forcohet në pozitën e katërt, Gjilani humb një vend në tabelë

Xhiroja e 24 e Superligës së Kosovës në Futboll nuk ka përfunduar ende, ngase këtë të diele do të zhvillohen edhe ndeshje të tjera, por për dy ekipet gjilanase, Dritën dhe Gjilanin ajo mund të konsiderohet e kryer.

Drita që ka qenë udhëtuese në Ferizaj, ka shënuar fitore me rezultat 1:2 dhe edhe më tej mbetet në pozitën e katërt në tabelë, por tashti me më shumë pikë, duke iu afruar kreut e duke ikur nga zona e rrezikuar.

Drita tashti nga 24 ndeshje të luajtura ka shënuar 13 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje. Ajo ka një goldallim prej 37:26 pra +11. Këtë mesjavë Drita do të përballet me KEK-un.

 

Gjilani këtë të shtunë ka barazuar me Trepcën ’89 me rezultat 1:1 dhe ka humbur një pozitë në tabelë, duke u renditur i gjashti. Ndonëse nuk janë luajtur të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje, Gjilani nuk mund t’a humb pozitën e gjashtë, ngase përcjellësit më të afërt ngecin me pikë. Gjilani deri më tashti ka zhvilluar 24 ndeshje, prej të cilave ka shënuar 9 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje, me një goldallim 22:28 pra -6. Në ndeshjen e ardhshme, këtë të mërkure Gjilani do të përballet me Drenicën në Skenderaj, e cila pikërisht këtë të diele ia mori pozitën e pestë ekipit kuq e bardhë.

Ja tabela jokomplete e xhiros së 24:

You Might Also Like