Futboll

Caktohet data e finales së Kupës së Kosovës, Prishtina – Gjilani

Konfirmohet data e finales së Kupës së Kosovës te meshkujt, derisa dueli mes Gjilanit dhe Prishtinës do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri më datën 5 qershor 2023.

Gjilani gati që ka siguruar daljen në gara evropiane përmes Superligës, ndërsa Prishtina të vetmin opcion ka triumfin në Kupë, për të qenë plotësisht e sigurt.

Në histori, Prishtina ka rekord Kupa të fituara – shtatë, me të fundit në stinorin 2019/20. Ndërsa Gjilani ka vetëm një, atë të stinorit 1999/2000.

You Might Also Like