Futboll

Arbnor Muja debuton për Antwerpin, por humb ekipi i tij

Arbnor Muja, ish-lojtar i Trepçës ’89 dhe Dritës së Gjilanit ka debutuar me fanellën e Antwerpit në Belgjikë. Muja gjatë kësaj vere nga Drita e Gjilanit ishte shitur te ekipi belg, që për momentin zë vendin e parë në tabelë.

Arbnor Muja është futur në lojë në minutën e 44-t të pjesës së parë të ndeshjes kur kishte zëvendësuar lojtarin Koji Miyoshi. Në kohën kur u fut në lojë, ekipi i tij po humbte me rezultat 2:0, por në fund e tij humbi me rezultat 2:1 nga Kortrijku.

Deri në këtë ndeshje, Antwerp i pati të gjitha fitore dhe këto janë edhe pikët e para të lëshuara nga lideri i Belgjikës, i cili tashti i ka nëntë fitore dhe një humbje në dhjetë ndeshje./kryelajmi.com/.

You Might Also Like