Sportet me dorë

Drita – Kastrioti ja kush e fitoi dramën në pesë sete

Drita dhe Kastrioti i Ferizajt, dy ekipet që në xhiron e parë të përfundimtares kishin shënuar fitore janë përballë këtë të enjte në Gjilan, në një ndeshje që ka zgjatur në pesë sete.

Drita e trimëruar nga fitorja ndaj M-Technologie në Prishtinë edhe atë me rezultat 3 me 0 shumë e relaksuar ka hyrë në ndeshje me ferizajaset, të cilat dëshmuan se nuk e kishin mundur rastësisht Skenderajn.

Seti i parë në tërësi u ka takuar mysafireve që fund e krye ishin më të mira. Te vendasit nuk funksionoi shërbimi, sikurse që u bënë shumë gabime dhe në fund seti u mbyll 20:25.

Në setin e dytë loja e Dritës ra edhe më shumë dhe vendaset nuk arritën më shumë se 15 pikë. U duk se loja do të përfundojë shumë shpejt, por Drita u ngrit pasi që kryetrajneri Lorik Ilayi bëri disa ndryshime në përbërje. Setin e tretë Drita e fitoi me rezultat 25:17, kurse edhe në setin e katërt sërish vendaset ishin më të mira dhe fituan me rezultat 25:22, andaj u desh të luhet seti vendimtar.

Në këtë set erdhi në pyetje përvoja e Dritës të cilat në çdo element ishin më të mira dhe në fund fituan me rezultat 15:10 dhe për rezultatin përfundimtar 3:2.

Me këtë fitore Drita mori dy pikë, kurse Ferizaj vetëm një pikë.

Tabela duket kështu:

 

Drita                      5 pikë

Kastrioti               4 pikë

M-Technologie   2 pikë

Skenderaj           1 pikë

You Might Also Like