Sportet me dorë

Këtë fundjavë fillon Liga e Përbashkët në Volejboll “Gjergj Kastrioti”

Fillon Liga “Gjergj Kastrioti”
Këtë fundjavë, më 10/11 dhjetor, fillon liga e përbashkët “Gjergj Kastrioti”, e organizuar nga Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) dhe Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV).
Pas një përfundimi të suksesshëm vitin e kaluar, i cili ishte një lloj testi për Ligën “Gjergj Kastrioti”, me nga dy ekipe, këtë sezon do të marrin pjesë katër ekipet më të mira Shqiptare aktualishtë dhe 4 ekipet më të mira Kosovare aktualishtë. Në total janë të përfshira 8 ekipet më të mira nga dy shtetet Shqipëtare.
Ky është edicioni i dytë i këtij organizimi, i cili vjen falë një bashkëpunimi të zellshëm mes FVK-së dhe FSHV-së.
Pas përfundimit të xhiros së fundit të sezonin vjeshtor janë përcaktuar edhe katër ekipet e para në të dy konkurrencat të cilët do të marrin pjesë në Ligën “Gjergj Kastrioti”.
Ndeshjet do të zhvillohen në sistemin vajtje-ardhje, me ekipet që janë të ndara në dy grupe dhe dy ekipet e para do të luajnë në gjysëmfinale.
Grupet janë të ndara:
GRUPI A
KS Partizani, Tiranë || Vendi 1-rë në 🇦🇱
KV Skenderaj, Skenderaj || Vendi 2-të në 🇽🇰
KS Tirana, Tiranë || Vendi 3-të në 🇦🇱
KV M-Technologie, Prishtinë || Vendi 4-të 🇽🇰
GRUPI B
KV DRITA, Gjilan || Vendi 1-rë në 🇽🇰
KS Skenderbeu, Korçë || Vendi 2-të në 🇦🇱
KV Fer Volley, Ferizaj || Vendi 3-të në 🇽🇰
KS Vllaznia, Shkodër || Vendi 4-të 🇦🇱
KV Drita gjindet ne Grupin B si i 1-ri në tabelën përfundimtare të sezonit vjeshtor dhe do të këtë orar:
JAVA 1–rë
KS Vllaznia – KV DRITA
Data: 11 dhjetor 2022, e dielë
Ora: 17:00
Vendi: Pallati Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
JAVA 2-të
KV Fer Volley – KV DRITA
Data: 13/14 dhjetor 2022
Vendi: Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj
JAVA 3-të
KV DRITA – KS Skenderbeu Korçë
Data: 15 janar 2023, e dielë
Ora: 19:00
Vendi: Palestra e Sporteve “B.Selishta-Petriti”, Gjilan
JAVA 4-të
KV DRITA – KS Vllaznia Volejboll, Shkodër
Data: 22 janar 2023, e dielë
Ora: 19:00
Vendi: Palestra e Sporteve “B.Selishta-Petriti”, Gjilan
JAVA 5-të
KV DRITA – KV Fer Volley, Ferizaj
Data: 25 janar 2023, e merkure
Ora: 19:00
Vendi: Palestra e Sporteve “B.Selishta-Petriti”, Gjilan
JAVA 6-të
KS Skenderbeu – KV DRITA
Data: 28 janar 2023, e shtunë
Vendi: Pallati Sportit “Tamara Nikolla”, Korçë

You Might Also Like