Sportet me dorë

Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Volejboll

Pjesa e rregullt e Kampionatit të Kosovës në Volejboll është mbyllur dhe tashti dihen ekipet që do të marrin pjesë në garat e play-offit. Ekipi nga Gjilani, KV Drita – femrat garat e play-oofit do t’i nis nga pozita e parë, por derisa këto gara të fillojnë, së pari do të luhen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në Volejboll, ndeshje këto që do të luhen më 11 dhe 12 prill 2023.

Kështu në ndeshjen e para do të ballafaqohen më 11 prill ekipet SUTI SPORT – FER VOLLEY derisa në ndeshjen e dytë të mërkurën më 12 prill me fillim në ora 20:00 do të përballen M-TECHNOLOGIE – KV DRITA./kryelajmi.com/.

You Might Also Like