Futboll

Drita merr një superlojtar, javën që vjen janë në Shqipëri

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani, ka bërë goditjen më të madhe në këtë janar, duke angazhuar në radhët e saj futbolistin e mirënjohur Përparim Livoreka, lojtar i deridjeshëm i Feroniklit nga Drenasi.

Faqja zyrtare e FC Drita dhe Grupi i tifozëve të flaktë “Intelektualët” i kanë dëshiruar mirëserdhje Përparim Livorekës, i cili sipas tyre nga kjo e hënë do t’I bashkëngjitet ekipit në përgatitje.

Drita këtë afat kalimtar ka transferuar: Betim Halimin, Armend Kastratin, Gëzim Gashin, Qëndrim Sejdiun dhe Përparim Livorekën.

Pas përgatitjeve në arritjen e qëndrueshmërisë, ekipi i Dritës pritet që të martën të udhëtojë në Durrës, për një fazë përgaditore pesëditore, për t’u kthyer sërish në Gjilan dhe ka paralajmëruar edhe një udhëtim tjetër.

Drita sivjet synim parësor e ka largimin nga pjesa e rrezikshme, kurse synim i ka edhe garat për kupë.

You Might Also Like