Futboll

Një gjilanase, golashënuesja më e mirë në Kosovë

Antigona Behluli, futbolliste e Klubit të Futbollit të Femrave Intelektualet nga Gjilani është shpallur golashënuesja më e mirë e në futbollin femëror në Kosovë. Ajo është nderuar me plaketë në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku janë përzgjedhur më të mirët për vitin 2016.

Kjo golashënuese e spikatur u kishte rënë në sy jo vetëm futbolldashësve kosovarë, por edhe atyre jashtë vendit, andaj me angazhimin e menaxherit Gani Musliu, nga mesi I janarit të këtij viti, futbollistja Antigona Musliu do të udhëtojë në Zvicër ku do të jetë pjesë e ekipit FC Zurich nga Cyrihu. Bashkë me të do të udhëtojë edhe bashkëlojtarja e saj, mesfushorja e talentuar Blerta Shala, kurse treshja fantastike do të kompletohet kur dy shoqeve do t’i bashkëngjitet edhe e reja Kaltrina Biçkaj.

 

You Might Also Like