Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka mposhtur me rezultat 3:1 në sete kampionet në fuqi ekipin e M-Technologie.
Hiq setin e katërt ku vendaset ishin bindëse, tre setet e para ishin shumë të ngushta. M-Technologie në setin e parë ishte shumë e mirë dhe atë e fitoi me rezultat 25:20.
Në setin e dytë sërish M-Technologie u shkëput në rezultat dhe duke se edhe këtë set do t’a fitojë shumë lehtë, mirëpo ekipi gjilanas u kthye dhe në fund doli në epërsi për t’a fituar setin 25:23 dhe për të barazuar në 1:1.
Seti i tretë ishte i ngjashëm me të dytin, sërish M-Technologie ishte në epërsi dhe sërish Drita u kthye dhe barazoi në fund, kurse Megi Bislimi, lojtare që ende nuk ka mbushur 13 vite, ia doli që me një as t’ia sjell fitoren e setit ekipit të saj.
Drita që në radhët e veta sivjet ka angazhuar katër lojtare reprezentuese, shumë më e mirë ishte në setin e katërt, vendimtar, ku u dalluan lojtaret Muja, Prenga, Jaha, Bajraktari, Syelejmani, Musliu, Bisilmi e Mehmeti përballë lojtareve nga kryeqyteti që në radhët e veta kishin një braziliane dhe një lojtare tjetër përtej oqeanit. Vashat që drejtohen nga Lorik Ilazi, këtë set e fituan bindshëm me rezultat 25:12, për të fituar ndeshjen ne rezultat 3:1 në sete.